Radar
Bilanc lufte, 65 vdekje në pesë muajt e fundit nga aksidentet rrugore

65 persona kanë ndërruar jetë nga aksidentet nga pesë muajt e fundit në vend.
Vetëm javën e fundit ka pasur shtatë viktima nga aksidentet duke e bërë të gjithën një bilanc lufte.
Sipas statistikave në vend kanë ndodhur 692 aksidente në pesë muajt e fundit ku përveç 65 viktimave ka pasur edhe 81 të plagosur rëndë e 736 të plagosur lehtë.
Pavarësisht aksioneve të policisë në periudha të ndryshme apo masave të prezantuara prej saj, numri i aksidenteve e vdekjeve në vend mbetet i lartë.
Të dhënat janë marrë nga faqja Aksidente Rrugore në Facebook