Lidhu me ne

Letersi

Shtëpi Kukulle – Henrik Ibsen, Analizë e plotë e Veprës!

Shtepi Kukulle – Henrik Ibsen, Analize e plote e Vepres!

Cfare duhet te mbajme mend – Shkurtimisht

  • Dramë realiste me 3 akte.
  • Interpretimi i titullit: përcaktim simbolik, që nënkupton diçka të sajuar, të pavërtetë – shtëpia (familja) e ndërtuar mbi gënjeshtrën dhe mashtrimin nuk mund të jetë një shtëpi e vëretë. Ajo shembet në fund menjëherë (si një shtëpi kukulle).
  • Drama shpalos marrëdhëniet ndërmjet pjesëtarëve të një familjeje; shtjellon sekretin e lumturisë familjare pasi nga harmonia e shtëpisë prindërore varet harmonia shpirtërore e njeriut dhe e shoqërisë në përgjithësi.
  • Kompozicioni analitik i dramës, ku rolin më të rëndësishëm e luan misteri (e panjohura) dhe ngjarja, ndihmon në:
  1. Zbulimin e psikologjisë së personazheve.
  2. Paraqitjen e një subjekti shumë të tensionuar.
  • Zbardhja e misterit (enigmës – falsifikimit) dikton zgjidhjen e veprës që përcakton fatin e mëtejshëm të heronjve.
  1. Zbulon tragjizmin e brendshëm që fshihet përtej dukjes së qetë të realitetit.
  2. Tregon se çfarë roli luajnë në fatin e heronjve ngjarjet që kanë ndodhur shumë kohë më parë.
  • Torvald Helmer (avokat) nuk arrin të ngrihet mbi egoizmin e vet dhe as mbi paragjykimet e shoqërisë. Për të ka rëndësi që Nora “të luajë” sipas rregullave të tij.
  • Helmeri nuk e konsideron Norën si një personalitet të barabartë me veten, por si një kukull (lodër), pjesë e pandashme e jetës së tij.
  • (Për 8 vjet së bashku ai nuk ka biseduar kurrë seriozisht me të.) Për Helmerin gjëja më e rëndësishme është prestigji personal, karriera (morali puritan, hipokrizia).
  • Veprimi në dramë fillon me paraqitjen e iluzionit të lumturisë familjare dhe përfundon me shuarjen e këtij iluzioni.
  • Veprimi në dramë zgjat 2 ditë (si dramë klasike).
  • Nora: personazhi kryesor – grua me shpirt të pastër, mendon veç të bëjë mirë. Kjo pastërti shpirtërore nuk përputhet me realitetin shoqëror. Ajo e dashuron me të vërtetë Helmerin.
  • Ajo është e rrethuar me sende kukulla.
  • Nora ka një personalitet të fortë (që zbulohet dalëngadalë nëpërmjet ngjarjeve).
  • Ajo lufton pa kompromis për lirinë e saj.
  • Forca e karakterit të Norës shfaqet kur ajo kërcen “Tarantelën”
  • Edukimi i vetvetes – edukimiemancipimi i shoqërisë në përgjithësi dhe emancipimi i gruas në shoqëri – domosdoshmëri jetike.
  • Vepra nuk ka një zgjidhje përfundimtare.
  • Replikat ku Nora flet shumë zbulojnë tensionin e brendshëm të saj.

Analize e shtjelluar e vepres 

Subjekti ne dramen “Shtepi Kukulle”:

Po Nora? Nores i kishte shkuar jeta vaj. Ne vitin e pare te marteses burrin e kishin shkarkuar nga puna ne ministri dhe ai ishte i detyruar te punonte pune te ndryshme private, duke u gdhire mbi letra deri vone. Per pasoje, ai semuret rende dhe mjeket thone se mund ta sheroje vetem klima e jugut. Gjithe familja e kaloi vitin ne Itali. Ju desh nje shume e majme per te paguar udhetimin, te cilat tha se ja kishte marre babait, por ne fakt ia kishte marre borxh nje zoterie me emrin Krogstad. Dhe tani Nora punonte qe t’ja shlyente borxhin zoterise pa i thene gje burrit.

Torvaldi rritet ne detyre dhe shkarkon Krogstadin nga puna, pasi ai nuk i do prane vetes njerezit me reputacion te dyshimte. E quan te tille pasi ai kishte falsifikuar nje dokument financiar dhe kishte dale pa lagur, e jo vetem. Por kete gje del te kete bere edhe Nora. Ajo ka falsifikuar firmen e te atit per te hyre ne borxh me fajde nderkohe qe i ati ndodhej ne shtratin e vdekjes. Pervec kesaj, dokumenti mbante firmen e te atit ne ate date qe ai kishte vdekur.

Keshtu i perzene nga puna, Krogstati i kerkon Nores ti lutet te shoqit qe ti gjeje nje vend pune. Nora i nderhyn te shoqit per Krogstatin por ai nuk ndryshon mendje. Krogstati i ben presjon Nores duke i thene se do e demaskonte te burri per borxhin qe kishte marre. Ai i shkruan nje leter Helmerit ku thote se nese do te beje pubilike mashtrimin e Nores, posti i tij si drejtor banke do ti iki nga duart.

Ndihma ne kete situate vjen nga nje drejtim i papritur. Zonja Lide dhe Krogstati kane qene te dashuruar me pare por zonja Lide ishte e martuar me nje burre tjeter. Tashme ajo u kthye dhe i kishte gjithe mundesite qe te mund te martohej me te. Ne kete menyre Krogstadi ndihet i gezuar, jeta e tij merr nje tjeter me kuptim dhe ai tashme gjen dashurine dhe besinikerine. Keshtu ai heq dore nga shantazhi, por letren e le ta marri Helmeri ne menyre qe Nora ta njohe mire se kush eshte burri i saj. 

Kur Helmeri merr letren, gati sa nuk kalon ne histeri. Ai nga laureshe, kukull, harabel i tha kriminele. U transformua direkt. Do merrte dado per te mbajtur femijet pasi gruaja e tij s’ishte e denje. Per shkak te turpit se cdo thonin te tjeret, Helmeri nuk e perze Noren nga shtepia, por tashme jetet e tyre jane ndare. Ne kete moment postieri sjell elteren e Krogstadit, i cili kishte shkruar ne leter se hoqi dore nga kerkesat dhe pretendimet e do e linte Noren te qete. Ne ate moment Helmeri transformohet direkt! Ai gezohet e thote ne fillim qe shpetova, pastaj shpetuam. Por ai ishte mesuar qe gjithmone Noren ta perdorte dhe ta nenshtronte, ndersa Nora ne kete moment ngre kyre kunder tij. Ajo largohet pergjithmone, iken nga shtepia. Nora gjithnje e ka ditur qe si nga babi dhe burri eshte trajtuar si nje kukull, por nuk donte ta pranonte pasi ajo i donte. Helmeri u trondit nga vendimi i Nores, por vendimi i saj ishte i pakthyeshem.

Perse Ibseni e quan “Shtepi Kukulle”?

Cfare shpreh autori me ane te Nores?

Torvaldi perpiqet ta mbaje Noren duke i kujtuar asaj detyrimet qe ka ndaj “burrit dhe femijeve”. Nora i kthen nje pergjigje te cilen atij nuk ia priste mendja. Nora thote qe ajo nuk eshte vetem mamaja e familjes, por “para se gjithash, njeri njelloj si ti ose, tek e fundit, duhet te behet njeri”. Me dramen e tij “Shtepi kukulle”, Ibseni shpalosi nje mosperkim te thelle ndermjet dukjes se lumtur dhe dobesise se brendeshme te realitetit te servirur. Ai vuri seriozisht ne dyshim, nepermjet protestes se heroines, te gjitha normat e ngulitura te sistemit shoqeror, duke kerkuar nje emancipim te vertete te femres. Shkalla e emancipimit dhe mirkuptimit te femres eshte treguesi me i mire i shkalle se emancipimit te nje shoqerie. Shoqeria tradicionale puritane, me mitet dhe paragjykimet konservatore, nuk eshte solide. Ajo mbahet nga sakrifikimi dhe heroizmi vetmohues i femres. Ti njohesh asaj keto vlera dinjitoze, pasionante dhe emocionale, c’ka perben frymen dhe shpirtin e brendshem te familjes dhe shoqerise.

Ku e shohim rebelimin e Nores tek drama “Shtepi Kukulle”?

Perpjekja e pare e rebelimit te Nores kunder shoqerise evidentohet kur ajo thote se meqenese ligji nuk eshte ne anen e femrave, atehere nje ligj i tille (qe te marre borxh) duhet ndryshuar ose nuk duhet te ekzistoje fare. Me shtjellimin e ngjarjeve rebelimi i saj rritet, duke perfshire gjithe sistemin e rregullave dhe vlerave.

Elementet e drames realiste:

Heronjte e Ibsenit nuk jane vetem misherimi i ideve te caktuara te autorit. Ata mbartin te gjitha pasionet njerezore, gjithcka qe e bene njeriun- njeri. Ne dramat e Ibsen eshte pikerisht mendja, e afte per te kuptimesuar realitetin dhe per tu dhene mundesi heronjve te ndryshojne fatin e tyre. Por kur njeriu nuk gjen forca per te perballuar fuqine e mendimit dhe materializmin e tij, ai paguan rende per kete. “Shtepi Kukulle”, ne te cilen jetojne Helmeri dhe Nora, shkaterrohet, ashtu si heroi, i cili nuk arrin te largohet mbi egoizmin e vet dhe as mbi paragjykimet e shoqerise.

Kompozicioni analitik i Ibsenit perpiqet te zbuloje tragjizmin e brendeshem, i cili fshihet pertej perdes se qete te realitetit. Keshtu eshte ndertuar drama “Shtepi kukulle”, ne te cilen zbulohet thelbi i jetes familjare, se jashtmi e qete, te avokatit Helmer, jeten e ndertuar mbi  egoizmin dhe genjeshtren. Ne fillim Nora te jep pershtypjen e nje gruaje te paafte per te ndermarre vendime te guximshme, ajo i nenshtrohet autoritetit te burrit te saj qe e  quan model dhe i perkushtohet vetem familjes, burrit dhe femijeve. Por dalengadale kuptojme qe kjo pershtypje eshte e rreme pasi Nora ne fakt fsheh nje sekret shume te madh dhe ne fund merr guximin te largohet.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar1 ditë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix1 ditë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport1 ditë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix1 ditë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar1 ditë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar1 ditë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore1 ditë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore2 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar2 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook