Lidhu me ne

Letersi

“Pallati i ëndrrave” – Ismail Kadare, Analiza e veprës

pallati i endrrave

Histori rreth romanit

“Pallati i Ëndrrave” i Ismail Kadaresë ka kaluar në dy periudha: periudhën gjatë komunizmit dhe periudhën pas rënies së këtij të fundit.

  1. Gjatë komunizmit: Dy kapitujt e parë të romanit, me titullin “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”, fillimisht u botuan në vitin 1977, në përmbledhjen me tregime “Emblema e dikurshme”. Autori e boton të plotë veprën tre vjet më vonë. Por në shkurt të vitit 1982, vepra u kritikua dhe u ndalua të qarkullojë. Në fillim nterpretohej sikur ishte kundër Perandorisë Osmane kjo për arsye se i drejtohej aq drejt Perandorisë Osmane, personazhet kishin emra turkë; kryepersonazhi quhej Ebu Qerim, pastaj aludohej për një pallat që kishte emër turk “Tabir Saraj”, por edhe se personazhet kishin emra turkoarabë: Mehmet Qyprilliu, Fazil Ahmet etj.
  2. Pas rënies së komunizmit: Vepra pëson ndryshime artistike. Romani mori titullin “Pallati i ëndrrave” dhe emri i personazhit kryesor ndryshoi nga emri turk Ebu Qerim, në Mark-Alem. Në këtë periudhë vepra interpretohet si kundër komuniste.

Periudha letrare:

Letërsia Moderne. I përket Letërsisë shqipe të gjysmës së II të shek. XX.

Lloji dhe Struktura:

  1. Mëngjesi
  2. Seleksionimi
  3. Interpretimi
  4. Dita e pushimit
  5. Darka
  6. Arkivi (pika kulmore)
  7. Afrimi i pranverës

Subjekti

Në një shtet totalitar i cili në fillim ngjason me Perandorinë Osmane, ndodhet “Tabir Saraj” (Pallati i ëndrrave), një institucion/organ shtetëror ku mblidheshin dhe analizoheshin ëndrrat. Mark Alemi, personazhi kryesor i veprës, ishte djalë i familjes të Qypryllinjve, pra një familje të pushtetshme dhe të pasur por që në ato momente nuk po kalonin një fazë të mirë.

Një ditë Mark Alemit i bie në dorë leximi i një ëndërr që përbëhej nga një urë, një dem dhe një instrument muzikor. Detyra e tij ishte të zgjidhte nëse do ta kalonte në arkivën e Pallatit ose ta dërgonte për interpretim. Marku zgjodhi këtë të fundit. Ishte pikërisht kjo ëndërr e cila u bë shkak i ndodhive pasardhëse.

Daja i Mark Alemit, Kurti, organizon një mbrëmje ku ishin të ftuar edhe rapsodët shqiptarë të cilët do të këndonin në shqip këngët sllave që ishin ngritur për nder të Qypryllinjve. Por, mbrëmja ndërpritet për shkak të ushtarëve të cilët ishin nisur me urdhërin e Sulltanit, për të arrestuar Kurtin dhe për të vrarë rapsodët shqiptar. Ndërkohë, Marku nuk ishte në djeni të këtij urdhëri. E tërë kjo ndodhi lidhej me interpretimin e ëndrrës që Marku kishte përzgjedhur. Interpretimi i ëndrrës u bë i tillë:

  • emri i familjes “Qypryllinjtë” rridhte nga fjala shqipe “urë”
  • demi simbolizonte shkatërrimin e perandorisë ose goditjen e Sulltanit nga Qypryllinjtë
  • instrumenti muzikor përfaqësonte këngët himnizuese të ngritur në nder të Qypryllinjve

Sipas interpretimit, Sulltani kishte menduar se Qypryllinjtë donin të bënin grusht shteti për ta rrëzuar atë. Kjo përforcohej edhe nga këngët e ngritura për nder të familjes duke e ngritur në nivelin e kultit atë. Mirëpo, në perandori vetëm Sulltani ishte kult. Nuk kishte vend për tjetër. Marku ndihej në faj duke ditur që ishte pikërisht ai që e përzgjodhi këtë ëndërr për interpretim. Për herë të parë ai u ndje në kurth dhe kuptoi që në një moment herët a vonë edhe ai mund të jetë viktimë e ardhshme e ëndrrave. Pavarësisht kësaj frike dhe ankthi, ai vazhdoi të punonte në ‘Tabir Saraj’, ‘Pallatin e Ëndrrave’.

Organizimi i institucionit “Pallati i Ëndrrave”

  1. grumbullimi i ëndrrave nga e gjithë popullsia;
  2. më pas bëhej kategorizimi, përzgjedhja e tyre në varësi të rrezikut që kanosnin për vendin (bëhet fjalë për luftëra, përgjakje, grushte shteti, kryengritje, tradhëti, etj);
  3. ëndrrave të përzgjedhura u bëhej analizimi, interpretimi;
  4. në fund bashëndërrorët (ata me më shumë eksperiencë), përzgjidhnin dhe interpretonin ëndrrën më të rëndësishme dhe ia servirnin Sulltanit në fund të çdo jave në mënyrë që ai të merrte masa kundër rreziqeve dhe kërcënimeve mbi perandorinë.

Shpjegimi i Pallatit të Ëndrrave:

Titulli i këtij romani shpjegon një pjesë të mirë të tij. Le të kuptojmë çfarë përfaqëson secila fjalë, ‘pallati‘ dhe ‘ëndrra‘.

Pallati: Tabir Saraj apo Pallati i ëndrrave shihej si një nga institucionet themeltare të shtetit. Ai kontrollonte çdo gjë, “deri tek ëndrrat e njerëzve”. Autori ideon strukturën e një pallati me korridore pafund, me shumë kate mbi e nën dhe, me salla të stërmëdha, me seksione e nënseksione, ku mijëra nëpunës punojnë kokulur për të zgjidhur enigmën e rrezikut që i kanoset Perandorisë. Pikërisht në këtë institucion vendoseshin ‘fatet e njerëzve’. Duket se Perandoria qeverisej njëherazi nga dy forca:

  • njëra e dukshme e cila është shteti që njohin të gjithë me rregullat e tij.
  • tjetra e padukshme që mund ta cilësojmë si një shtet brenda shtetit, më i fortë se i pari, por i padukshëm, që është Tabir Saraj (Pallati i Ëndrrave).

Marrëdhënia pushtet-individ, (shtet-individ)

Në këtë vepër shohim raportin e individit që ka ambicien të integrohet në strukturat shtetërore dhe që e gënjen mendja se do të fuqizojë veten prej fuqisë së pushtetit. Ashtu siç Mark Alemi u integrua në Pallatin e Ëndrrave. Ky është një konflikt i përjetshëm, në të cilin vihet në dukje se çdo përpjekje e individit për t’u marrë me shtetin, për të depërtuar në brendësi të tij dhe për ta marrë me të mirë është e dështuar. Individi, në çfarëdo raporti që ta vendosë veten me shtetin, mbetet i kërcënuar prej tij. Kështu edhe Mark Alemi, edhe pse u bë pjesë e lartë e një organi shtetëror, ai përsëri ishte gjithë kohës i kërcënuar prej tij.

Romani formulon edhe dilemën: të jesh në Tabir Saraj, brenda tij apo jashtë tij; t’i ofrosh atij shërbimin apo refuzimin; pra, ka diçka edhe ‘hamletiane’ (Hamleti, Shekspir) në atë që më mire të ngjitesh në hierarkinë e kësaj piramide apo të qëndrosh kokulur. Të vërtetën mbi këtë shtet dhe mbi raportet e tij me individin e jep aq mirë mendimi dhe fati i dajës së Mark-Alemit, Kurtit: “… ai (Tabir Saraj), pavarësisht nga emri i bukur që ka, është institucioni më i tmerrshëm, më i verbri, më fatali.”

Elementet e absurditetit:

  • Siç e dimë, ëndrrat janë produkt i pavetëdijshëm duke qenë se nuk shprehin veprime reale dhe si pasojë as rrezik real. Interpretimet e tyre janë plotësisht subjektive dhe si të tilla, nuk janë të vlefshme për t’u marrë parasysh. Pikërisht grumbullimi i ëndrrave dhe interpretimi i tyre, përbën stadin e parë të ndërtimit të absurdit. Aq sa është absurde ekzistenca e një institucioni të tillë, është absurde edhe rëndësia e madhe që i kushtohet rezultateve që dalin nga puna që ai bën.
  • Rrëfimi i ngjarjeve nga veta e tretë dhe nga pozita e një narratori të gjithëdijshëm, përdoret për të paraqitur absurditetin mbi të cilin ndërtohet jeta politike dhe shoqërore e një shteti.
  • Ushtrimi i pushtetit deri në absurditet. Pushteti shtrin tentakulat e tij në çdo skaj, në çdo shtëpi, te secili individ, qoftë ky pushtetar i lartë apo thjesht një shitës perimesh.
  • Spikat frustrimi psikologjik mbi personazhet, frika dhe tmerri nga dënimi i pabazuar në ligj dhe i paparalajmëruar. Kjo paraqitet në roman përmes ekzekutimit të Kurtit, i cili gjykohet sa për sy e faqe e më pas ekzekutohet me prerje koke dhe në ankthin që e shoqëronte gjatë gjithë kohës Mark Alemin.
  • Në këtë vepër theksohet me nota të larta njeriu dhe mundi i tij për ekzistencë deri në absurditet.

Universaliteti

Në roman nuk ka tregues kohorë, as përcaktim të saktë gjeografik. Në lidhje me universalitetin kemi dy këndvështrime:

  1. Nxitja e shpirtit të rezistencës së njeriut ndaj çdo lloj shtypjeje dhe totalitarizmi. 
  2. Tabir Saraji për Kadarenë, është ferri i përjetshëm i njeriut, ai që ndodhet brenda tij. Mark-Alemi e krijoi tmerrin për të tjerët. Ai është nëpunës e më pas, drejtues i këtij tmerri.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook