Lidhu me ne

Mix

Takat e larta dëmtojnë strukturën e shputës

Specialisti i ortopedisë dhe traumatologjisë prof. dr. Ali Erdem Batur, thotë se njerëzit që veshin këpucë me taka të larta dhe majë të mprehtë duhet ti kushtojnë vëmendje sëmundjeve të këmbëve.

Veshja e shpeshtë e këpucëve me taka të larta, e këpucëve të ngushta, si dhe atyre me maje të mprehtë mund të lënë pasoja të përhershme në zhvillimin dhe strukturën fizike të shputës.

Specialisti i ortopedisë dhe traumatologjisë prof. dr. Ali Erdem Batur, në një prononcim, tha se njerëzit që veshin këpucë me taka të larta dhe maje të mprehtë duhet ti kushtojnë vëmendje sëmundjeve të këmbëve. “Njerëzit që veshin këto lloje të këpucëve mund të përballen me çrregullimin e gishtit të madh (halluks valgus), ndërsa takat e larta dhe këpucët e ngushta mund të lënë pasoja të përhershme në strukturën fizike të shputës”, tha ai.

Sipas Batur, për shkak të çrregullimeve të gishtit të madh, mund të paraqiten dhimbje në atë pjesë të këmbës duke e vështirësuar lëvizjen. Njerëzit me këtë lloj çrregullimi, ndodh që shpesh më vonë të mos jenë në gjendje të veshin këpucë të mbyllura. Ai gjithashtu shtoi se këto defekte të shputave, më të pranishme janë tek gratë dhe tha se disa persona për shkak të strukturës natyrore të kockave nga fëmijëria duhet të kenë kujdes më të madh.

Batur gjithashtu shtoi se ka pajisje të ndryshme për trajtimin e kësaj sëmundje, por, siç tha ai, asnjë prej tyre nuk mund të parandalojë çrregullimin në fjalë.

“E vetmja mënyrë për të kuruar këtë sëmundje është operacioni,” thotë specialisti i ortopedisë, duke shtuar se pas ndërhyrjes kirurgjikale është e nevojshme të vishen këpucë ortopedike, përndryshe problemi i njëjtë mund të përsëritet.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook