Mix
Si të bini në peshë me spinaq
Një studim i kryer nga specialistët e universitetit “Lund” në Suedi, vërteton se spinaqi ndikon për të rënë në peshë.
Sipas eksperimentit, ku morën pjesë 38 femra, rezultoi se spinaqi ndihmonte në ekuilibrimin e peshës dhe në humbjen e kilogramëve të tepërt. Gratë të cilat gjatë tre muajve pinë lëng spinaqi të freskët para se të hanin mëngjes, u dobësuan pesë kilogramë.
Nga ana tjetër, femrat që mbajtën të njëjtin regjim të balancuar ushqimi, por nuk pinë lëng spinaqi, humbën vetëm tre kilogramë.
Eksperimenti vërteton se përbërësit e spinaqit ngadalësojnë procesin e tretjes dhe ndikojnë në prodhimin e hormonit të ngopjes, çka do të thotë më pak dëshirë dhe uri për ushqim.