Lidhu me ne

Mix

“Nga një vajzë pa këpucë në këmbë, në një miliardere”. Historia motivuese e Oprah Winfrey

Oprah Winfrey është shprehur se fëmijëria e saj ka qenë e mbushur me abuzime, të cilat nuk ia uron askujt t’i përjetojë. 

Në 6 vitet e para të jetës, ajo u rrit nga gjyshja e saj mjaft e ashpër, në kushte tëjashtëzakonshme varfërie. 

Varfëria në shtëpinë e tyre ishte aq ekstreme, saqë Winfrey shpesh vishte fustane të bërë me thasët e patateve, ose të miellit. “Gjyshja më rrihte aq shumë, saqë më ngeleshin shenja në kurriz, të cilat gjakoseshin herë pas here.

Pastaj më rrihte kur shihte njolla gjaku në fustanet e mia”, është shprehur moderatorja e famshme.

Nga mosha 9 deri 13 vjeçare ajo u abuzua seksualisht nga kushëriri i saj, xhaxhai i saj dhe një mik i familjes së tyre. 

Në moshën 14 vjeçare, Oprah mbeti shtatzënë, por fatkeqësisht fëmija lindi para kohe dhe vdiq në spital një javë pas lindjes. 

Në moshën 14 vjeçare, Winfrey nisi një punë part time në njëstacion radioje për njerëzit me ngjyrë

Por si nisi suksesi i saj? Pasi përfundoi gjimnazin, ajo u zhvendos në Tennessee për të jetuar me të atin e saj, ku dhe ndoqi “Universitetin e Tennessee” për shkencat e komunikimit. 

Në moshën 19 vjeçare, Oprah fitoi një vend pune si moderatore lajmesh në një kanal televiziv lokal. Në atë kohë, ajo u cilësua si moderatorja më e re e lajmeve dhe si femra e parë me ngjyrë që prezantonte lajmet  për televizionin “WLAC” të Nashville. Në vitin 1983, Oprah Winfrey nisi të prezantonte një emision mëngjesi me kohëzgjatje 30 minuta, me shikueshmëri shumë të ulët, në televizionin “WLS” të Chicagos.

Në vetëm pak muaj, emisioni u shndërua në talk-shown më të ndjekur në Chicago. Tri vite më vonë, talk-show u zgjat në një orë dhe u riemërua si “The Oprah Winfrey Show” (Emisioni i Oprah Winfrey), i cili u shndërrua nga lokal në kombëtar dhe i siguroi kështu moderatores një pasuri të jashtëzakonshme.

Historia e Winfrey është një shembull perfekt se gjithçka mund të arrihet në jetë, pavarësisht se ku ke lindur apo si je rritur. “Ktheji plagët e tua në pjekuri”, ka thënë moderatorja, duke na dhënë kështu njëshembull të jashtëzakonshëm se mund t’ia dalim mbanë të sigurojmë gjithçka që dëshirojmë në jetë.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook