Lidhu me ne

Mix

Fjalimi emocionues i Taylor Swift para studentëve: Mësoni të jeni të përulur!

Fjalimi emocionues i Taylor Swift para studentëve: Mësoni të jeni

Në një prej ditëve më të rëndësishme të saj, teksa mori titullin Honoris Causa, nga Universiteti i Nju Jorkut, ylli i muzikës botërore, Taylor Swift, e cila më parë ka treguar se e ëndërron një vlerësim të tillë, ka bërë rrëfimin e saj të jetës në ceremoninë e diplomimit të studentëve të 3 viteve të fundit.

Pasi mori vlerësimin e saj, Swift u ngjit në podium për të mbajtur një fjalim 20-minutësh ku tregoi jo pak nga përvoja e saj personale, por dhe këshilla drejtuar të rinjve të sapodiplomuar se si “të bësh gabime është e pashmangshme”.

“Herën e fundit që isha në një stadium të kësaj madhësie po kërceja me taka dhe kisha veshur një triko me shkëlqim. Kjo veshje është shumë më komode,” rrëfeu Swift, duke iu referuar këngës së saj hit të vitit 1989.

Duke pranuar se ajo kurrë nuk kishte një përvojë normale të kolegjit, Swift ndau disa nga momentet më të mira të jetës së saj.

Fjalimi emocionues i Taylor Swift para studentëve: Mësoni të jeni

“Jeta mund të jetë e rëndë, veçanërisht nëse përpiqeni ta mbani të gjithë peshën menjëherë. Një pjesë e rritjes dhe kalimit në kapituj të rinj të jetës suaj ka të bëjë me të qenit i çlirët,” tha ajo.

“Së dyti, mësoni të jeni të përulur! Unë pata një fazë ku, gjatë gjithë vitit 2012 u vesha si një shtëpiake e viteve ‘50. Por e dini çfarë? Po argëtohesha.”

Superylli gjithashtu reflektoi mbi ngritjen e saj në yll, duke kujtuar dhe paralajmërimet e më të vjetërve të industrisë muzikore dhe medias.

“Më jepnin mesazhin se nëse nuk bëja asnjë gabim, të gjithë fëmijët e Amerikës do rriteshin me idenë e të qenit engjëj të përsosur”, tha ajo. “E nëse do të rrëshqisja, do gaboja diku, e gjithë “bota do të shembej” dhe do të ishte tërësisht faji im”, kujtoi ai.

Swift i këshilloi të diplomuarit të ndiqnin instinktet e tyre të brendshme edhe përballë frikës.

“Ju do ta shkelni ndonjëherë, sikurse unë. Dhe kur ta bëni, me shumë mundësi do të lexoni për të në internet. Gjëra të vështira do të na ndodhin. Do të mësojmë prej tyre. Do të bëhemi më elastikë për shkak të tyre.”

Më pas ajo e përfundoi fjalimin e saj në një mënyrë të vërtetë Swift: “Shpresoj që ju e dini sa krenare jam që e ndaj këtë ditë me ju. Ne po e bëjmë këtë së bashku. Pra, le të vazhdojmë të kërcejmë sikur të jemi … klasa e 2022.”

Swift vlerësohet si një nga artistet më të suksesshme të gjeneratës së saj, e vetmja artiste femër që ka fituar albumin e vitit tre herë në Grammy dhe po ashtu e vetmja artiste solo në këtë shekull që ka arritur me tre albume në vendin e parë në një vit.

MË TEPËR

Kioske12 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix12 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore13 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar14 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix15 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar15 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar17 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix17 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore18 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix18 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook