Lidhu me ne

Mix

Fëmija ka kollë, si ta qetësojmë?

Kolla përbën një mekanizëm mbrojtës natyral, për lirimin e rrugët e frymëmarrjes nga ngacmime të ndryshme; të thjeshta (tymra, gazra, pluhura etj) ose problematike (infeksione, trupat të huaj etj) Dallojmë atë që quhet “kollë e njomë” dhe kollë e thatë”.

Kur fëmija ka kollë, si ta qetësojmë?
Mjeku këshillon disa metoda të thjeshta që vlejnë për të gjitha tipet e kollës

  • Të pijë më tepër lëngje, sidomos të ngrohta. Lagështoni mjedisin më mjetet e mundshme.
  • Lirojeni mjedisin me mjetet e mundshme.
  • Lirojeni nga veshja e tepruar.
  • Bëni avull me ujë ( pa lëndë të tjera) ose me aparat.
  • Për fëmijët mbi moshën një vjeç, një filxhan qumësht të ngrohtë me një lugë mjaltë, 3 herë në ditë (jo për fëmijët nën një vjec). Më të rriturve një karamele momente.
  • Largojeni nga mjediset ngacmuese (ku pihet duhan, Përdoret gaz për ngrohje etj)
  • Nëse mbas kollës vjell ushqimin, jepeni më shpesh dhe në sasi të vogël.

Po medikamente?
Mos u jepni shumë pasa tyre, po nëse merrni vetë në farmaci, kërkojeni sipas tipit të kollës: për kollë të njomë, ose të thatë (mos u nisni nga emri, rëndësi ka përbërja). Asnjëherë antibiotikë pa u konsultuar me mjekun.

Kur duhet të lidhet me mjekun?
Vizita duhet kryer sa më shpejtë për fëmijët nën 2 muaj. Kolla shoqërohet me disa shenja të quajtura “shenjat e alarmit” si:

  • Frymëmarrje shumë e shpeshtë, e vështirë dhe e zhurmshme
  • Kollë lehëse
  • Mavijosje rreth buzëve
  • Mos pranimi i lëngjeve
  • Sa herë dyshohet për trup të huaj

Cilat mund të jenë shkaqet?
Shkaqet janë të shumta, duke filluar nga mjedisi i shtëpisë. Nëse pihet duhet atëherë në mënyrë pasive “punë duhan” dhe fëmija. Shkak gazi patjetër është gazi për ngrohje ose gatim etj. Ndikim kanë dhe gjendje emocionale të veçanta.
Vend të rëndësishëm dhe shpesh problematik zënë alergjitë dhe infeksionet. Infeksionet më të zakonshme, nga viruset mandej nga mikrobet shkaktojnë mahisje të rrugëve të frymëmarrjes me rastet më të shumta gjatë stinëve të ftohta. Më të predispozuar janë fëmijët e moshave deri në 3-4 vjeç që frekuentojnë mjedise kolektive (çerdhe, kopshte etj). Kolla me sekrecione të shumta nga hundët, e ngjyrë të verdhë mund të shkaktohet edhe nga sinusiti.

Burimi: Revista Vital

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix10 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix10 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix11 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix11 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar11 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix11 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike12 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix12 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix12 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook