Lidhu me ne

Mix

Pse nuk mund të konsumoj patate dhe patëllxhan nëse jam intolerante ndaj domates

Nëse paraqiteni në klinikën Fithealth për të marrë përgjigjen e testit të intolerancës dhe mësoni se jeni intolerant ndaj domates, habiteni kur mjekja ju thotë se nga regjimi ushqimor së bashku me domaten, duhet të eliminoni pataten, patëllxhanin, specat, piperin dhe duhanin.

Dhe me të drejtë pyesni: “Po çlidhje ka domatja me pataten dhe patëllxhanin?”.

Solanaceae-t janë një familje ushqimore që përfshijnë shumë specie të ngrënshme dhe të tjera helmuese. Karakterizohen nga prania e një substance alkaloide, solaninës, e cila, në disa specie, është e pranishme tek bima dhe në frutat e papjekur. Solanaceae-t përfshijnë mijëra specie, shumë prej të cilave janë të pangrënshme dhe madje edhe helmuese.

Në dietën tonë solanaceae-t më të njohura janë: domatet, specat, patëllxhanët, patatet, manaferrat Goji. Bima e Belladonës dhe duhani janë gjithashtu pjesë e kësaj familje.

Megjithëse disa nga këto solanaceae janë të ngrënshme, ato mund të shkaktojnë çrregullime të ndryshme.

Intoleranca ndaj Solanaceae-ve:

Ndjeshmëria ndaj solanaceae-ve mund të jetë e vështirë të identifikohet, pasi shumë nga këto ushqime janë të pranishme në dietën tonë dhe mund të duhen deri në 72 orë për t’u shfaqur simptomat e një intolerance. Shenjat e intolerancës mund të jenë:

• Fryrje barku

• Gazra

• Nauze

• Diarre ose konstipacion

• Dhimbje barku ose diskomfort

Nga ana tjetër, simptoma të tilla si: vështirësi në frymëmarrje, trashje të gjuhës ose ndjesia e ngushtimit të fytit, marramendje, të vjella ose humbje të vetëdijes janë treguese për një reaksion alergjik kërcënues për jetën nëse nuk trajtohet menjëherë.

Solanaceae-t, antinutrientët dhe sëmundjet e zorrëve

Njerëzit më të rrezikuar për ndjeshmërinë ndaj solanaceae-ve janë shpesh ata që vuajnë nga sindromi I zorrës së irrituar, sëmundje autoimune, ose kanë sëmundje të tjera të lidhura me zorrët.

Prandaj, nëse vuani nga çrregullime të zorrëve ose keni një sëmundje autoimune, kushtojini vëmendje çdo simptome që mund të ndodhë pas ngrënies së solanaceae-ve, të tilla si, probleme me tretjen, skuqje të lëkurës, fryrje barku apo çrregullime të jashtëqitjes.

Solanaceae-t përmbajnë glikoalkaloide (chaconin dhe solanine), të cilat kontribuojnë në sindromin e zorrës së irrituar dhe sëmundjen inflamatore të zorrëve. Këto substanca, të quajtura antinutriente, gjenden te solanaceae-t dhe janë të dobishme për bimët, të cilat i përdorin ato për të larguar patogjenët që mund t’I dëmtojnë.

Antinutrientët ndikojnë negativisht në përshkueshmërinë e zorrëve dhe përkeqësojnë kushtet inflamatore siç janë ato tipike të kolitit ulçeroz, sëmundjes së Crohn dhe sindromit të zorrës së irrituar.

Në fakt, antinutrientët shfaqen shpejt në gjak dhe toksiciteti i tyre rritet ndërsa përqëndrimi i tyre në qarkullimin e gjakut rritet.

Antinutrientë të tjerë që gjenden te solanaceae-t janë saponina dhe lektina. Pra, nëse pas eleminimit të glutenit dhe produkteve të qumështit nga dieta juaj, përsëri keni probleme me traktin tretës, shkaku mund të jenë lektinat apo saponinat që gjenden te solanaceae-t.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook