Lidhu me ne

Mix

Mëlçia dhe pesha trupore

Për të humbur peshë, për të arritur një peshë të shëndetshme trupore është e nevojshme të “shkarkojmë” mëlçinë nga akumulimi i yndyrës në qelizat e saj. Tendenca e popujve të Mesdheut është abuzimi me sasinë e karbohidrateve në vaktet e tyre, të ushqimeve të bëra me miell, të cilat shkaktojnë rritje të sheqerit dhe insulinës në gjak pas çdo vakti. 70% e gjakut që shkon në mëlçi vjen nga zorrët. Tepria e karbohidrateve kthehet në glikogjen dhe acide yndyrore të ngopura në mëlçi. Ditë pas dite yndyrat depozitohen në qelizat e mëlçisë duke rritur riskun për shfaqjen e dhjamosjes së saj. 

Në një gjendje steatoze, mëlçia nuk mund ta largojë insulinën nga gjaku! Një person me dhjamosje të mëlçisë dhe nivele të larta të insulinës në gjak has vështirësi për të humbur peshë. Çdo dietë dështon. Mund të arrijë të humbasë disa kilogramë, por i rimerr menjëherë!

Në të tilla kushte e rëndësishme është kontrolli I dozës ditore të karbohidrateve glicemike, për të shmangur lipogjenezën (sintezën e acideve yndyrore). Duhet kontrolluar gjithashtu niveli i insulinës pas ngrënies dhe gjatë ditës, veçanërisht pas darkës. Nivelet e larta të insulinës në gjak shkaktojnë grumbullimin e glikogjenit dhe acideve yndyrore të ngopura në qelizat e mëlçisë.

Rekomandime dietike

Hapi I parë dhe më I rëndësishëm për të “shkarkuar” mëlçinë yndyrore: evitoni konsumin e të gjitha pijeve alkoolike.

Reduktoni ushqimet me origjinë shtazore (mish i kuq, sallamëra, pançetë, proshutë, djathëra…) duke zvogëluar dozën e acideve yndyrore të ngopura.

 Zgjidhni të paktën tre porcione peshku në javë, për të siguruar omega 3, EPA, DHA, vitaminë D.

Shtoni ushqimet e freskëta, të stinës me origjinë bimore, zgjidhni drithëra me miell integral, midis bishtajoreve zgjidhni: thjerrëzat, qiqrat, bizelet, soja, fasulet…

Mos tejkaloni sasinë e frutave. Rekomandohet konsumi I dy frutave në ditë sepse në kushtet e steatozës fruktoza e frutave shndërrohet shpejt në acide yndyrore të ngopura.

Ushqimi vegjetarian ose vegan është një zgjedhje e shkëlqyer për pacientët me steatozë, por kini shumë kujdes që të mos tejkaloni dozën ditore të karbohidrateve glicemike dhe acideve yndyrore të ngopura.

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar16 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix17 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook