Lidhu me ne

Mix

Llojet e alergjive

Kategoritë e alergjive

Një përgjigje alergjike ndodh kur sistemi juaj imunitar reagon në mënyrë jonormale ndaj një substance të zakonshme në mjedis. Kjo substancë e njohur ndryshe si allergen, shkakton një përgjigje inflamatore në organizëm që mund të variojë nga e lehtë në kërcënuese për jetën.

Numri i fëmijëve me probleme me alergjitë  është në rritje. Besohet se rritja e alergjive është rezultat i ndotjes së mjedisit, komponentëve gjenetikë dhe higjienës së përmirësuar.

Reaksionet alergjike mund të shkaktohen nga një sërë alergenësh të ndryshëm. Në përgjithësi ato ndahen në tre kategori:

Alergjitë ushqimor shkaktohen nga ushqimet ose konsumi I një alergeni.

Alergjitë e kontaktit ndodhin kur një substancë si boja e flokëve ose detergjenti bie në kontakt me lëkurën e një personi.  Kjo njihet edhe si dermatiti i kontaktit.

Alergjitë inhalatore, të cilat janë lloji më i zakonshëm i alergjive. Ato shkaktohen kur një person inhalon ose merr nëpërmjet ajrit të frymuar një alergen si pjalmi ose qimet e kafshëve.

Alergjitë ushqimore

Është më e zakonshme që fëmijët të kenë alergji ushqimore më tëpër krahasuar me të rriturit. Alergjitë ushqimore më të shpeshta shkaktohen nga:

  • qumështi i lopës
  • arra
  • kikiriku
  • vezët
  • frutat

Shumica e njerëzve me alergji kanë nivele të larta të imunoglobulinës IgE specifike për ushqimin në qarkullimin e gjakut. Këto janë antitrupa që lidhen me alergenin dhe më pas “ngjiten” në qelizat mast në lëkurë, të cilat nga ana e tyre çlirojnë histaminë, e cila shkakton skuqje apo kruarje të lëkurës.

Simptomat më të rënda të alergjive të gëlltitura mund të përfshijnë:

  • Dhimbje të barkut
  • të vjella
  • diarreja
  • skuqje të lëkurës
  • ënjtje e buzëve dhe syve e cila shfaqet dhe zhduket shpejt
  • anafilaksi, një reaksion alergjik i papritur, i karakterizuar nga vështirësi në frymëmarrje, ënjtje të gjuhës ose fytit që mund të rezultojë edhe në vdekje.

Çdo alergji ushqimore mund të përparojë në anafilaksi, edhe nëse reagimet e mëparshme të ekspozimit kanë qenë të lehta.

Fëmijët me alergji ushqimore mund të shfaqin shenja të sjelljes si të qarë, nervozizëm ose refuzim të qumështit.

Alergjitë e kontaktit

Alergjitë e kontaktit ndodhin kur një alergen vendoset në kontakt me  lëkurën e një personi.

Simptomat e kësaj forme alergjie zakonisht kufizohen në zonën e kontaktit me lëkurën. Ngacmuesit e zakonshëm përfshijnë:

  • sapunët
  • detergjentët
  • ngjyruesit e flokëve
  • bizhuteritë
  • dylli I depilimit
  • lustruesit
  • produktet e grimit

Edhe pse e bezdisshme, një alergji kontakti është rrallë e rrezikshme. Simptomat e një alergjie kontakti mund të përfshijnë:

  • skuqje
  • kruarje
  • ënjtje
  • flluska në lëkurë

Mënyra më e mirë për të trajtuar një alergji kontakti është të identifikoni dhe shmangni irrituesin. Trajtimet mund të përfshijnë:

  • kremëra ose pomada për të ndihmuar në qetësimin e simptomave
  • antihistaminikë për të parandaluar një reaksion alergjik
  • një mjekim anti-inflamator si prednizoni në rastet më të rënda

Me trajtim, alergjitë e kontaktit zakonisht zgjidhen brenda disa ditësh. Megjithatë nëse shenjat persistojnë ose përkeqësohen, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.

Alergjitë inhalatore

Alergjitë inhalatore janë forma më e zakonshme e alergjive. Simptomat mund të përfshijnë:

  • tështitje
  • sekrecione nga hunda
  • lotim
  • kruajtje të syve

Shumë njerëz që kanë alergji inhalatore përjetojnë simptoma vetëm gjatë stinëve të caktuara. Poleni, bari dhe myku janë shkaktarët më të zakonshëm të alergjive sezonale.

Poleni është një pluhur i imët që vjen nga pemët, barërat e këqija dhe shkurret. Çdo stinë, duke filluar nga pranvera dhe duke vazhduar deri në vjeshtë, sasia e polenit në ajër rritet. Kjo rritje mund të shkaktojë simptoma alergjike te njerëzit e ndjeshëm ndaj polenit.

Shmangia e poleneve nuk është gjithmonë aq e thjeshtë sa ç’mund të mendohet. Llojet e tjera të alergenëve të ajrit janë të përhapur në ambiente të mbyllura. Këto përfshijnë:

  • kërpudhat
  • mykun
  • qimet e kafshëve shtëpiake
  • merimangat e pluhurit (dust mites)
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

Rama firmos “Memorandumin e Kuçit”, 78 mandate të sigurta për PS, “bast” për 88 deputetë

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka hedhur në letrën e tavolinës së një lokali në Kuç të Vlorës,...

Mix6 orë më herët

Cheesecake pa pjekje me luleshtrydhe – E butë dhe kremoze

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 20 minuta (+ 4 orë ftohje) Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 200 g biskota100 g...

Mix6 orë më herët

Smoothie për shtim në peshë me banane, gjalpë kikiriku dhe qumësht

Veshtiresia Shumë e lehtë Koha gatimit 5 minuta Sugjerohet për: 1 person Kalori: 700-800 kcal për porcion 1 banane e...

Radar8 orë më herët

Ndërtimi në krizë? Pse Sejko u kufizoi bankave kredinë për banesa

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me disa masa rregullatore për të frenuar kredidhënien për blerje banesash. E trembur nga rritja...

Mix8 orë më herët

Shenjat e Horoskopit që bien në dashuri që në takimin e parë

Zakonisht, ankthi dhe skepticizmi dominojnë takimet e para. Shumica prej nesh mbajnë një shportë të vogël dhe e shqyrtojnë situatën...

Mix9 orë më herët

Nicola Peltz përballet hapur me familjen Beckham: Janë narcistë!

Marrëdhënia midis Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po kalon një nga momentet e saj më...

Kryesore9 orë më herët

Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA dhe çfarë do të thotë kjo sot?

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është...

Kryesore11 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar11 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix1 ditë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Facebook