Lidhu me ne

Radar

“Çmendet” Rama / Kërkon të institucionalizojë nxjerrjen e të dhënave personale

Rama “i kënaqur” nga efekti i rrjedhjes së pagave: Çdo qytetar do t’i deklarojë një herë në vit.

Rama “i kënaqur” nga efekti i rrjedhjes së pagave:

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë me informalitetin. Gjatë fjalës së tij ai u ndal në disa pika, mes tyre edhe në skandalin e rrjedhjes së pagave.

Rrjedha e pagave

Rama tha se rrjedhja e pagave pati edhe efekt pozitiv. Sipas tij, bizneset “kanë reaguar pozitivisht duke reflektuar ndryshimet në lidhje me pagat e punonjësve”.

Kreu i qeverisë bëri me dije se në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar qeveria do të pyesë qytetarët nëse duhet publikuar lista e pagave të qytetarëve. E teksa Rama e sheh si positive, bëra publike e pagave nuk u prit mirë nga qytetarët.

“Dalja e pagave në publik. Mendojmë që është e udhës që në këshillimin e ardhshëm kombëtar do i pyesim shqiptar nëse është më mirë që njëherë në vit ti’i bëjmë të gjitha pagat publike”, tha Rama.

Paralajmërimi

Kryeministri paralajmëroi se do të ketë një nismë që përfshin kontrollet për individët që deklarojnë më pak të ardhura dhe bëjnë një jetesë të shtrenjtë, që nuk justifikohet me paratë që ata fitojnë.

“Ne do të shkojmë më tutje në ballafaqimin e pagave të deklaruara me stilin e jetesës.Kjo vlen për ata që marrin paga të larta dhe i shmangen deklarimeve në mënyra të ndryshme.

Ka një nismë për mbylljen e asaj hapësirë kur luhet nga individët për t’u shfaqur si subjekte fizike. Do ecim me kontrolle për boshllëqet që lidhen me deklarimin e të ardhurave me stilin e jetesës. Nuk mund të kesh të ardhura X dhe të kesh shtëpia dhe të ardhura që nuk blihen kurrë me ato të ardhura”, deklaroi Rama.

Nga data 1 qershor do të ndryshojë edhe ligji i tatimit mbi të ardhurat. Ministrja e Financave Delinda Ibrahimaj tha se “Nga data 1 qershor do paraqesim ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat që do targetojë profesionet e lira ato që sot individët çelin biznese ua shesin të tjerë bizneseve si shërbime duke eleminuar pagesën e taksave”.

MË TEPËR

Temporal18 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar19 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike21 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet21 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske22 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar22 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar22 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar22 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske2 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix2 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook