Lidhu me ne

Gatime

Çfarë të gatuaj sot? Ju tregojmë recetën e japrakëve, recetë e veçantë dhe tradicionale…

Japrakët ose dollmat me gjethe rrushi është një nga recetat me të veçanta të kuzhinës ballkanase. Shija e saj karakteristike e bën atë një pjatë me të vërtetë unike.

Përbërësit për 80 copë: 80-90 gjethe rrushi, 1 gotë çaji oriz, 1 tufë pazi, 1 tufë lulëkuqe, 1 tufë lëpjetë, 1 tufë labot, 2 tufa kopër, 2 tufa majdanoz, 1 tufë nenexhik, 4-5 qepë të njoma, 2 hudhra të njoma, vaj ulliri, piper të zi dhe 2 lugë çaji kripë.

Përgatitja: Si fillim lajmë mirë të gjitha gjethet, lakrat e egra, erëzat, qepët dhe hudhrat, i kullojmë dhe më pas i presim imët. Mbushim tenxheren me ujë dhe shtojmë pak kripë. Pasi uji ka vluar, vendosim gjethet e rrushit dhe u japim një valë për rreth 2-3 min. Kujdes, mos i zieni shumë gjethet pasi ju grisen lehtë kur të bëni mbështjelljen. Në një tigan të thellë, shtojmë vaj ulliri dhe skuqim lehtë qëpët e njoma dhe hudhrat.

Më pas shtojmë orizin dhe pas tij, lakrat dhe erëzat, kripën, piperin dhe i kaurdisim lehtë. Gjethet pasi janë zier 3 min i kullojmë dhe i lëmë të ftohen, ndërkohë dhe masa e mbushjes është gati.

Kur gjethet të jenë ftohur filloni me mbushjen e tyre, diku gjysmë lugë gjelle. Harxhinvendosim në mes të gjethes, përthyejmë anët, pjesën e poshtme dhe më pas i rrotullojmë. Unë përdor teknikën me ndihmën e një qeseje, por keni shembuj të palosjes plot në internet.

Në enën ku do zieni japrakët, shtoni pak vaj, vendosni disa gjethe si fillim mos të ngjiten japrakët dhe rendisni sipër tyre japrakët. Shtoni pak vaj ulliri nga sipër, ujë aq sa kalon nja dy gisht sipër japrakëve. I vendosim sipër një pjatë dhe i lejmë të ziejnë shumë ngadal për 1 orë. Aq sa uji pothuajse është shteruar. Ju bëftë mirë!

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime16 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix17 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix17 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix17 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore17 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar18 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix1 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix2 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook