Lidhu me ne

Kryesore

Berisha nga Lezha: Censura, kërcënimet dhe propaganda nuk e ndalon dot opozitën e vërtetë

Berisha nga Lezha: Zhurmnaja dhe propaganda nuk na pengoi, krijuam opozitën

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me fushatën zgjedhore në javën e zgjedhjeve për kreun e ri të PD që do të mbahet më 22 maj.

Berisha zhvilloi takim me demokratët e Lezhës, prezantoi platformën e tij si kandidat për kryetar. Berisha tha nga Lezha se demokratët arritën të krijojnë një opozitë megjithëse kishin kundër qeverinë në pushtet, ‘pseudo-opozitën’ , si edhe deklaratat e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Kishim kundër një pseudo-opozitë që shërbehej me të gjitha mënyrat nga qeveria.

Kishim kundër ndoshta mafien më të rrezikshme ndërkombëtare, atë të Sorosit.

Censura, kërcënimet më të shumta u bënë ndaj jush.

Në këtë sistem që mbeti pa opozitë të vërtetë, në një mënyrë ose në një tjetër, jo vetëm institucionet shtetërore, por edhe mjaft nga ato privatet, silleshin me ju, sikur të ishin ndërmarrje shtetërore.

Ju kërcënonin, kërkonin të mos ndiqnit këtë lëvizje, por të gjitha këto përpjekje dështuan.

Dështoi censura dhe fushata propagandistike dhe mediatike për të dekurajuar përpjekjen tonë, dështuan sulmet e egra të qeverisë ndaj kësaj lëvizje.

Dështuan deklaratat e përsëritura të guvernatores e cila jashtë çdo parimi, marrëveshje kombëtare dhe ndërkombëtare, në çdo hap të rëndësishëm që bënim, do bënte një deklaratë për t’ju dekurajuar ju.

Kemi fituar betejën, por jo luftën.

Ju e keni konstatuar se çfarë zhurmnajë është bërë gjatë këtij procesi nga një propagandë e cila vinte sikur të ishte nga një vend diktatorial.

Nga një propagandë në një vend ku vota nuk ekzistonte, parimet e lirisë nuk ekzistonin. Vota është zemra e lirisë”, tha Berisha.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix3 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix3 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix3 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix3 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal3 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix3 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook