Kritike
Mosnjohja e rezolutës, Nexhmedin Spahiu : Akti më i turpshëm i parlamentit të Shqipërisë
Analisti Nexhmedin Spahiu tha se mosmiratimi i rezolutës për ‘njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë’ është akti më i turpshëm që ka bërë parlamenti i Shqipërisë në 30 vjetët e fundit.
Spahiu në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 ka thënë se parlamenti i Shqipërisë është solidarizuar me dhunuesin dhe ka shfaqur mosrespekt ndaj viktimës.
“Është akti më i turpshëm që ka bërë parlamenti i Shqipërisë në 30 vjetët e fundit. Është solidarizim me dhunuesin edhe mosrespekt ndaj viktimës. Edhe sikur ta kishte miratu parlamenti i Shqipërisë, do të ishte e turpshme sepse është parlamenti i fundit në Ballkan që do ta miratonte një rezolutë të tillë, e lë më me kundërshtu.
Unë kam prit që Edi Rama munohet me bind Vuçiqin që Serbia me dënu këtë gjenocidin që ka bërë në Srebernicë”, tha Spahiu.
51 deputetë votuan kundër kësaj rezolute. Pas votimit, Sali Berisha mori fjalën në Kuvend ku tha se ‘votuan sipas urdhrit të Aleksandër Vuçiç.”