Lidhu me ne

Sport

Atletët më të paguar në botë për vitin 2022

LeBron James

Cilët janë atletët më të paguar në botë për vitin 2022?

Sipas klasifikimit të përpiluar nga faqja e specializuar Sportico, Lebron James është atleti më i paguar në botë në 12 muajt e fundit, të ardhurat e të cilit e kalojnë shifrën 127 milionë dollarë, nga të cilat 70% vjen nga investime dhe sponsorizime (90 milionë dollarë).

Lebron James është ngjitur me katër pozicione krahasuar me vitin e kaluar, duke lënë pas një trio futbollistësh: Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar. Këta të katërt janë të vetmit atletë që fituan më shumë se 100 milionë dollarë vitin e kaluar.

Në sezonin e parë larg Barcelonës, “Pleshti” ka fituar 122 milionë dollarë (50 milionë jashtë fushe). Një vend më poshtë në këtë klasifikim të veçantë gjejmë CR7, i cili ka fituar pak më pak se 115 milionë dollarë, nga të cilat 55 milionë vijnë nga marrëveshjet jashtë fushe.

Futbollisti brazilian, shok i skuadrës së Messi-t në PSG, Neymar, ka fituar në vitin e fundit 103 milionë dollarë (38 milionë jashtë fushe).
Ndër dhjetë atletët e parë në klasifikim, përveç tre futbollistëve, janë edhe katër lojtarë të NBA. Lebron James i bashkohen Stephen Curry, Kevin Durant dhe James Harden, përkatësisht i gjashti (86,2 milionë dollarë), i shtati (85,9 milionë dollarë) dhe i nënti (76 milionë) në renditje.

Top dhjetëshja plotësohet nga boksieri Canelo Álvarez (i pesti, me 89 milionë dollarë), legjenda e tenisit, Roger Federer (i teti, me 85.7 milionë dollarë) dhe lojtari i golfit, Tiger Woods (i dhjeti me 73.5 milionë dollarë).

Ndër atletet më të paguara, tenistja Naomi Osaka është edhe një herë, atletja më e paguar, dhe e 20-ta në renditjen e përgjithshme, me 53,2 milionë dollarë.

Dëmtimet dhe një ndërprerje nga tenisi kanë kufizuar të ardhurat e saj në fushë në 1,2 milionë, por ka fituar rreth 52 milionë dollarë nga më shumë se 20 marrëveshje sponsorizimi.

Naomi Osaka dhe Serena Williams (35,3 milionë dollarë, nr. 52) janë të vetmet atlete që bëjnë pjesë në klasifikimin e 100 sportistëve më të paguar. Williams ka më shumë se 15 partnerë sponsorizimi, por është përqendruar, gjithnjë e më shumë, në shoqërinë e saj me kapital sipërmarrës, Serena Ventures, e cila ka investuar në më shumë se 60 kompani dhe drejtohet çdo ditë nga Alison Rapaport Stillman. Shoqëria ka mbledhur më shumë se 100 milionë dollarë për fondin e saj të parë, i njoftuar këtë vit.

Federer (85,7 milionë dollarë, nr. 8), Osaka dhe Williams janë të gjithë yje të suksesshëm – edhe kur ata nuk luajnë, përfitojnë nga sponsorët. Tre yjet e tenisit kanë fituar në total 2,2 milionë dollarë në çmime dhe 172 milionë dollarë jashtë fushe. Vetëm James, Federer, Tiger Woods dhe Ronaldo janë atletët që kanë fituar më shumë nga marrëveshjet e sponsorizimit.

100 atletët në klasifikimin e sportistëve më të paguar në botë praktikojnë 10 sporte të ndryshme dhe në total, në 12 muajt e fundit, kanë fituar rreth 4,5 miliardë dollarë, mes pagës, shpërblimeve në çmime dhe marrëveshjeve sponsorizese, 6% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Në top 100 mbizotërojnë lojtarët e NBA (36 në klasifikim, ku të ardhurat totale janë 1,58 miliardë dollarë) ndjekur nga ata të NFL (25, të ardhurat 1,04 miliardë dollarë), futbollistë (13, të ardhurat 701 milionë dollarë) dhe lojtarët e MLB (12, të ardhura 408 milionë dollarë).

Futbolli (13 atletë) dhe bejsbolli (12 atletë) janë të vetmet sporte të tjera që kanë më shumë se katër yje në top 100. Conor McGregor (52 milionë dollarë, nr. 22) dhe Virat Kohli (33,9 milionë dollarë, nr. 61) janë të vetmit përfaqësues të MMA dhe të kriketit.

Ndërkohë që tre tenistët e klasifikimit kanë fituar vetëm 1% të pasurisë së tyre në fushë, tre boksierët Alvarez, Fury (69 milionë dollarë, nr. 14) dhe Jake Paul (37 milionë dollarë, nr. 45) kanë fituar më shumë se 90% të pagës së tyre në ring.

Atletët në këtë klasifikim janë nga 24 vende të ndryshme, por amerikanët mbizotërojnë (69), falë përfaqësimit të madh për NFL dhe NBA. Mbretëria e Bashkuar përfaqësohej nga pesë atletë, përfshirë ata me shtetësi të dyfishtë, ndërsa Franca kishte katër.

Trevor Lawrence, i cili do të mbushë 23 vjeç në tetor (32,8 milionë dollarë, nr. 72) është atleti më i ri në top 100. Golfisti Phil Mickelson (37,1 milionë dollarë, nr. 44) është atleti më i vjetër, 51 vjeç.

/ Sportico

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook