Lidhu me ne

Kryesore

Sfidë për Ramën, përgjigje për Yuri Kimin dhe thirrje për sipërmarrësit – Deklaratat e Berishës sot

Në Konferencën e përjavshme me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha e nisi fjalën e tij me rrëzimin e rezolutës që dënonte gjenocidin në Srebrenicë, dje në Parlament.

“Në Parlamentin e Shqipërisë dje ndodhi akti më i rëndë, më i turpshëm, më i pabesueshëm në historinë 30-vjeçare të këtij vendi.”- u shpreh ai.

Ai tha se nuk e besonte se maxhoranca do e bënte këtë.

“Unë dua t’ju shpjegoj ju këtu, në mënyrë ambolute, unë që po flas këtu para jush, nuk mendoja (nuk e përjashtoja) por nuk e mendoja se do refuzohej nga Parlamenti.”- shtoi ai.

Më pas Berisha foli për një sërë temash të tjera duke nisur nga integrimi, bëri një thirrje për sipërmarrësit, një sfidë për kryeministrin Edi Rama dhe një përrgjigje ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim.

“Rama ka kryer vepër penale duke mos dënuar gjenocidin në Bosnjë”
Berisha vijoi duke akuzuar maxhorancën se ka kryer vepër penale në përputhje me ligjet që dënojnë mohimet e genocidit.

“Ata që përpiqen të mbulojnë qëndrimin e tyre të shëmtuar, mbrojtjen që i bënë genocidit dje, kryejnë vepër penale në përputhje me ligjet që dënojnë mohimet e genocidit të dy janë fajtor për këtë akt të shëmtuar.”- tha ai.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit dje, Berisha tha se rezoluta nuk ishte kurth, por e bazuar në ligjet ndërkombëtare.

“Qëndrimi i Ramës është qëndrim zuzar dhe zuzar quhet qëndrimi kur nuk përfill normë dhe ligj. Dënoj qëndrimin e tyre të djeshëm. Ata që e mendojnë se kjo rezolutë ishte një kurth, unë i garantoj se nuk ishte kurth.”– tha Berisha.

“ Ç’detyrim kemi ne të pranojmë vrasësit e përdhunuesit rusë të pushojnë në brigjet tona”

Berisha ka sulmuar kryeministrin lidhur me mosvotimin e rezolutave që dënojnë masakrat ruse e serbe, në Ukrainë dhe Bosnjë.

Ai kujtoi kërkesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për Shqipërinë, për të mos pritur në brigjet shqiptare turistët rusë.

Sipas Berishës Rama po mban qëndrim të dyfishtë dhe nuk iu përgjigj kërkesës së Zelenskyt duke lejuar sipas tij “vrasësit dhe përdhunuesit rusë” të pushojnë në bregdetin tonë.

Zelensky pati vetëm një kërkesë. Nuk kërkoi nga Shqipëria aeroplanë, tanke, raketa, as municione. Ai kërkoi vetëm një gjë: Mos lejimin e turistëve rusë që të vijnë në brigjet tona. Edi Rama flakë për flakë, në mënyrën më të pacipë, më amorale, iu përgjigj se kjo nuk do të ndodhë. Pse duhet vrasësit dhe përdhunuesit rusë të shpalohen në brigjet tona? Kush e ka këtë moral veç Edi Ramës? Pse u dashka Shqipëria të ngjasojë me Serbinë në qëndrimet e saj ndaj Rusisë. Çfarë detyrimi kemi ne të pranojmë vrasës, përdhunues, plaçkitës rusë të vijnë të pushojnë në brigjet tona? Ky është akt i pa përgjegjshëm. Cila është arsyeja? Po Shqipëria mund të krijojë lehtësirat për rehabilitim të të plagosurve në Ukrainë.”– tha Berisha.

Prapaskenat e takimit të Ramës me drejtorin britanik

Ish-kryeministri Sali Berisha iu bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen kundër Edi Ramës sa nuk është vonë.

Duke folur për integrimi, Berisha kujtoi një histori të vjetër, ku sipas tij menjëherë pasi u zgjodh kryeministër Rama kërkoi një takim me drejtorin për Ballkanin të Mbretërisë së Bashkuar. Kjo për t’i kërkuar këtij të fundit shtyrjen e marrjes së statusit kandidat për në BE me 6 muaj. Që mos të kuptohej se kjo ishte arritje e qeverisë së Berishës.

“Unë ju rikujtoj këtu se ky zotëri në një periudhë të turpshme, pasi fitoi zgjedhjet mori ministrin e Jashtëm dhe shkoi në Britaninë e Madhe ku i kërkoi takim… kujt do thoni ju? As kryeministrit, as ministrit… I kërkoi takim drejtorit të Ballkanit në zyrën e jashtme.

Ai iu përgjigj se: Zoti kryeministër, ju jeni kryeministër, unë nuk mund t’ju presë në zyrën time, s’më lejon protokolli. Juve ju pret ministri apo kryeministri, jo drejtori. Ka një protokoll mbretëria në çdo shtet. Jo i tha ai, unë takimin e kam vetëm me ju. Atëhere drejtori i tha po vij në hotelin ku jeni ju. Dhe këtu ka dëshmitarë. Drejtori i nderuar shkoi në hotel. Cili ishte subjekti i takimin? ‘Na e shtyni statusin e vendit kandidat me 6 muaj që mos të kuptohet se po merret nga qeveria Berisha.’ Ai u skandalizua. U skandalizua. Dhe pas takimit, diplomati i njohur britanik I tregon ambasadorit tonë të gjithë përmbajtjen e takimit. Jua kujtova këtë rast vetëm për të thënë se ky nujeri në 9 vite, veçse ka shkatërruar të gjitha standardet.”- tha Berisha.

Sfida për Ramën: Hajde kalojmë ligjin në Parlament

Berisha ka sfiduar Ramën duke thënë se është i gatshëm të propozojë në parlament, vendimin që përjashton kryeministrat nga parashkrimi.

“Nuk kanë përgjegjësi vendet e Evropës kur ai mban qëndrime si Kim Jong-un ndaj Drejtësisë për të hetuar kundërshtarët e tij. Në je burrë dhe ta mban hajde të kalojmë ligjin në Parlament të përjashtojmë kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi. Urdhëro që nesër të kalojmë ligjin në Parlament, të ndryshojmë Kodin penal. Të vetmit që të përjashtojmë nga parashkrimi të jenë kryeministrat. Dhe s’duhet parashkruar. Nuk e bën dot këtë se ka frikë dhe tmerr nga firmat e tij për të cilat thotë se nuk di ç’kam firmosur për të mbushur valixhet.”- tha Berisha, sipas të cilit për ngërçin e krijuar për hapjen e negociatave nuk janë fajtore vendet e Evropës, por vetë kryeministri Rama.

“Yuri Kim fushatë kundër Berishës në prag të garës për PD-në”

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar lidhur me deklaratat e ambasadores së SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, për të në një program televiziv.

“Fushatë elektorale kundër Berishës në prag të garës së tij për kryetar të PD-së. Kaq ashtë komenti im. I bëj thirrje qeverisë së SHBA dhe Biden mos të lejojë përfaqësues të tij që të ndërhyjnë në punë të brendshme të PD-së dhe përpjekje të paimagjinueshme për të caktuar kryetarin e opozitës shqiptare, partisë konservatore shqiptare. Kaq kisha!”-tha Berisha.

Ky reagim vjen pasi ambasadorja Kim tha dje se do të ishte fatkeqësi nëse SHBA nuk do të kishte marrëdhënie normale me opozitën, nëse Berisha do të ishte kryetari i PD-së.

 Thirrje sipërmarrësve: Largohuni nga bordet

Berisha i ka bërë thirrje sipërmarrësve të largohuni nga bordet. Sipas tij, bordet e ngritura janë një turp, duke theksuar se anëtarët e këtyre bordeve po marrin një rol të shëmtuar dhe po mbrojnë një qeveri që vetëm vjedh qytetarët.

“I bëj thirrje të mos pranojnë një regjim të tillë. E mbyll me një thirrje për të gjitha anëtaret e Bordeve, largohuni, braktisini sepse po merrni rol të shëmtuar të një qeverie që vetëm vjedh dhe vetëm vjedh, ju garantoj. Çfarë biznesmensh jeni ju që pranoni në interes të një qeverie dhe një njeriu që vjedh, t’u caktoni shqiptarëve çmimet. Nga buron kjo fuqi? Ndaj me praninë tuaj në borde mund të fitoni lehtësira dhe të merrni dhe zarfe, por turpëroni veten tuaj dhe bëheni përgjegjës para ligjit për këtë veprimtari që kryeni.”- bëri thirrje ish-kryeministri.

Çfarë do bëni nëse nuk iu njeh Apeli?

Ish-kryeministri u pyet nga gazetarët se çfarë do të bëjë në rast se vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit nuk njihen nga Gjykata e Apelit.

Ai u përgjigj se ai do të jetë kryetar i PD-së nëse vullneti i demokratëve do të jetë ky.

“Nëse më votojnë anëtarët do të jem anëtar i PD. Kushdo tjetër i pazgjedhur do të jetë i Edi Ramës. Është e thjeshtë. Nuk ka asnjë lloj tagri apeli, për të njohur apo jo forcat politike. Kjo drejtësi kontrollohet nga qeveria dhe jo vetëm qeveria. Kjo e bën më jetik revolucionin që zhvillohet në Shqipëri.”- tha Berisha.

“Serbia po përgatitet për gjenocide të reja”

Ish-kryeministri mes të tjerash ka paralajmëruar se Serbia po përgatietet për të tjera gjenocide. Ai theksoi se do të kërkojë që dosja e Vuçiçit të përgatitet për në Hagë.

“Ai vazhdon të marrë raketa kineze, tanke ruse dhe të përgatitet për gjenocid të ri dhe unë do të kërkoj që dosja e tij të përgatitet për në Hagë.”– tha Berisha.

Sipas Berishës, Rama është mbështetësi më i madh i Vuçiçit, madje ai thotë se ndërkombëtarët habiten me qëndrimin e tij.

“Njeriu që mbështet më shumë Vuçiçin është Rama. Kur takohet me udhëheqës të huaj i thonë, e shohin me habi si ky e mbron Vuçiçin. Ky hiqet sikur është padron i Vuçiçit. Po bëj gjithçka që Serbia të paditet për gjenocid.

Serbia po përgatitet për gjenocide të reja dhe ne nuk do të ulim kokën. Nëse do të ndërmarrë aventura do të marrë përgjigjen që meriton.”- tha Berisha.

Berisha kërkesë urgjente Kuvendit për mocion për debat

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se është firmosur kërkesa për mocion për të zhvilluar debat në Kuvend, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra në Bruksel për ndryshim të qëndrimit në rast se nuk do të ketë hapje të negociatave.

“Deputetët e opozitës kanë vendosur të paraqesin me urgjencë në parlament kërkese për mocion për debat lidhur me kërcënimin që bëri Rama në Bruksel për ndryshimin e drejtimit nëse nuk hapen negociatat.”- u shpreh ai.

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix16 orë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix16 orë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix16 orë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix16 orë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Mix16 orë më herët

Ana e errët e rinisë së përjetshme

“Njerëzit gjithmonë duan diçka të re. Është e pashmangshme. Dhe në të pesëdhjetat, gjithçka ka mbaruar”. Me këto fjalë në...

Mix16 orë më herët

Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?

Nëse sapo keni mbaruar filxhanin e kafesë dhe po përjetoni disa simptoma si nervozizëm ose shtim të rrahjeve të zemrës,...

Radar16 orë më herët

Princ Leka, edhe dajak edhe burg!

E papritur: Prokuroria kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj për Princ Lekën! 6 muaj për Elia Zaharinë dhe...

Mix18 orë më herët

Tensioni i ulët, çfarë duhet të hani?

Presioni normal i gjakut për shumicën e njerëzve është zakonisht nën 120/80 mm Hg. Nëse keni tregues nën 90/60 mm...

Mix18 orë më herët

Çfarë është Kolagjeni? Përfitimet shëndetësore

Kolagjeni është një proteinë strukturore thelbësore për lëkurën, kockat dhe indet lidhëse. I diskutuar shpesh për kujdesin e lëkurës, kolagjeni...

Facebook