Lidhu me ne

Mix

Pse njerëzit urrejnë Amber Heard dhe janë fansa të Johnny Depp

Pse njerëzit në rrjet urrejnë Amber Heard dhe janë fansa

Dy javët e fundit po zhvillohet gjyqi publik mes Amber Heard dhe Johnny Depp. Amber dha dëshminë e saj në gjyqin ku akuzohet për shpifje. Duke dëshmuar për martesën e saj me Johnny Depp, ajo doli në detajet e viteve të abuzimit të supozuar. Tregoi sesi Depp e kërcënoi, sesi e përdhunoi me një shishe qelqi mbi banakun e shtëpisë… Teksa Heard qante, heshtja pllakosi sallën e gjyqit. Edhe Depp dukej i zymtë teksa ngrinte sytë nga blloku i shënimeve për ta parë.

Pse njerëzit në rrjet urrejnë Amber Heard dhe janë fansa

Megjithatë, fansat e tij ishin të patundur. “Mbretëresha e dramës”, “Lotët e krokodilit let’s goooo”, komentuan ndjekësit teksa gjyqi transmetohej live në YouTube. Kishte edhe të tjerë që shkruanin se asaj i pëlqen shumë të flasë për veten. Se është superaktore dhe se aktron kryevepër.

Pse njerëzit në rrjet urrejnë Amber Heard dhe janë fansa

Tabloja e martesës së tyre, shfaqur në publik përmes këtij gjyqi, poe dhe më herët, është tronditëse. Dëshmitë nga të dyja palët kanë qenë të dhimbshme. Avokatët e Heard e sulmuan Depp-in për orë të tëra mbi përdorimin e substancave, ndërsa dëshmitarët e tij flasin mbi problemet psikologjike, (çrregullim personaliteti histrionik) të Amber Heard.

Pse njerëzit në rrjet urrejnë Amber Heard dhe janë fansa

Ekipi i saj ka shfaqur foto të fytyrës së saj të mavijosur, buzës së enjtur dhe grumbujve të flokëve të saj në dyshemenë e dhomës së gjumit, të shkatërruar prej çiftit. Depp ka pranuar se ka pikturuar mesazhe kërcënuese në muret e shtëpisë me gjakun e tij, ndërsa janë publikuar edhe mesazhet që ai ka shkëmbyer me mikun e tij ku i shkruante: “Uroj që kufoma e Amber të ishte duke u dekompozuar në ndonjë bagazh makine”.

Pavarësisht se sa të dënueshme mund të duken provat në gjykatë, mediat sociale tregojnë një histori tjetër: Instagram dhe TikTok janë plot meme që nxjerrin Depp si viktimë dhe Heard si abuzuese. Gati pesë vite pasi dolën hapur, në seri dëshmitë e grave mbi regjisorin Harvey Weinstein që zbulonin mënyrat se si burrat e fuqishëm përdorin ndikimin e tyre për të mbuluar sjelljet e pahijshme, Depp kundër Heard duket si një regresion. Në këtë rast është një grua që rrëfen detaje të dhimbshme se si një burrë jashtëzakonisht i famshëm dyshohet se e ka abuzuar me të. Po pse, në vitin 2022 kaq shumë njerëz nuk e besojnë dhe madje e urrejnë atë?

Ky gjyq është hapur nga Depp pasi Heard në një shkrim të Ëashington Post të vitit 2018, e identifikoi veten si ‘një figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje’, por kurrë nuk e përmendi Depp-in me emër. Depp pretendon se ky shkrim i shkatërroi karrierën dhe ndaj i shpalli gjyq.

Pse njerëzit në rrjet urrejnë Amber Heard dhe janë fansa

Gjyqi transmetohet online, por një mori mbështetësish të Depp mblidhen jashtë gjykatës dhe kur procesi përfundon, ata nxitojnë për tek makina e tij dhe grumbullojnë dhurata të vogla duke ia hedhur përmes dritares së hapur. Krijohet një atmosferë sikur Depp të jetë në ndonjë premierë.

‘Kapiteni Jack Sparroë sot në sallën e gjyqit’, tha një prezantues i CourtTV gjatë dëshmisë së Depp. ‘Kush nuk e do kapitenin Jack Sparroë? Miliona gra do të vrisnin për ta pasur Johnny-n. Ajo është thjesht një aktiviste e ‘Me Too’, e cila pa një mundësi për të çuar përpara karrierën e saj dhe për të shkatërruar një ikonë të Hollivudit në të njëjtën kohë’, tha prezantuesi.

Ndjenjat anti-Heard u përhapën shpejt. Disa nga fjalitë e tij në gjyq janë bërë si fjalët e urta, janë gdhendur si citime frymëzuese në rrjet. ‘Johnny Depp dikur tha, Njerëzit qajnë jo sepse janë të dobët, por sepse kanë qenë të fortë për shumë kohë. Të gjithë e kanë një pikë të dobët.’)

Heard në fakt kurrë nuk ka pretenduar se është sjellë në mënyrë perfekte në marrëdhënien e tyre. Në regjistrimet e luajtura në gjykatë, ajo duket se herë pas here tall dhe nënçmon Depp-in. Në gjyq, Heard pranoi se i bërtiste Depp-it, e thërriste me pseudonime të shëmtuara dhe madje e kishte goditur.

Dëshmitarët e Depp e kanë përshkruar Heardin si të paqëndrueshme, dhe një terapist martese që ka punuar me çiftin dëshmoi se ata ishin përfshirë në ‘abuzime reciproke’. Sipas rrëfimit të Heard, varësia e Depp-it nga substanca e shndërroi atë në dy njerëz: një partner i kujdesshëm dhe bujar kur ishte esëll dhe një ‘përbindësh’ i dhunshëm dhe irracional kur nuk kishte pirë. Kur fansat e Depp-it e akuzojnë Heard-in për shfrytëzimin e pasurisë dhe statusit të aktorit, ata në mënyrë implicite pranojnë një çekuilibër pushteti. Të dy janë aktorë, por njëri prej tyre është më i arrirë, më i lavdëruar, më me ndikim. Njëri prej tyre është nominuar për tre çmime Oscar. Njëri prej tyre është një emër i njohur, ndërsa tjetri është më i famshëm pikërisht prej kësaj beteje ligjore.

Fansat e Depp kanë gjithashtu një aftësi të paparë për të marrë provat që Heard paraqet në gjyq dhe për t’i kthyer kundër saj. Në një video tërbimi të Depp, në gjendje të dehur ku thyen gota dhe shishe alkooli, njerëzit vënë në dyshim arsyen pse Amber po e regjistron. “Çështja është që unë njoh shumë gra që janë pikërisht të tilla. Ato janë manipuluese dhe të ftohta dhe përdorin gjininë e tyre për të luajtur viktimën dhe për ta kthyer botën kundër burrit, sepse ne jetojmë në një shoqëri ku është mirë të thuash që burrat janë më të këqijtë dhe bla blah”, shkroi Ireland Baldëin në Instagram. Pra në reagime janë përfshirë edhe njerëz të tjerë publik dhe jo vetëm ata fansat e zakonshëm të Depp.

Pretendimet e rreme për dhunë në familje janë jashtëzakonisht të rralla. Avokatët e Weinstein i cilësuan akuzuesit e tij si gënjeshtare të motivuara nga fama dhe paratë. Bill Cosby ka pohuar vazhdimisht të njëjtën gjë. Ëoody Allen i ka karakterizuar akuzat për ngacmim të vajzës së tij si një përpjekje nga ish-i i tij hakmarrës për të shkatërruar karrierën e tij. Në vitet e fundit, më në fund dukej sikur publiku kishte filluar t’u besonte viktimave. Por me sa duket, Depp vazhdon të gëzojë përfitimin e dyshimit.

Ankesa qendrore e Depp-it në këtë rast thotë se shkrimi i Heard-it e ka shkatërruar reputacionin e tij, një pretendim që bie ndesh me turmat e fansave që mblidhen rreth tij në gjykatë dhe në internet. Ndërsa karriera e tij ka qenë në rënie për një kohe të gjatë. Avokatët e Heard pretendojnë se karriera e Depp ka pësuar rënie për shkak të dehjes në sheshxhirim. Ka edhe një histori që ka goditur me grusht një anëtar të stafit në një set filmi. Depp mohon të ketë varësi nga droga dhe alkooli.

Nostalgjia për një version të veçantë të këtij njeriu – jashtëzakonisht simpatik, i respektuar gjerësisht si një nga aktorët më të talentuar në Hollyëood – duket se ka eklipsuar realitetin. Megjithatë, entuziazmi i fansave të tij konfirmon të paktën disa nga ato që thotë Heard: Depp është aq i famshëm, aq i dashur, sa mund t`ia hedhë paq me pothuajse çdo gjë.

Në shkrimin e saj, Heard shkroi se, pasi u divorcua nga Depp, ajo ndjeu fuqinë e plotë të zemërimit të kulturës sonë për gratë që flasin. Siç e bën të qartë edhe ky gjyq. Edhe pasi kaq shumë gra kanë dalë me rrëfime për abuzime në vitet e fundit, gjyqi i Heard është një kujtesë e mprehtë se besueshmëria e një viktime është ende një gjë e brishtë. Nuk ka rëndësi se çfarë thoni kur askush nuk është i gatshëm ta dëgjojë atë. Unë mendoj për të mbijetuarit që ndjekin gjyqin nga shtëpia: Nëse kjo është përgjigja që një person mund të marrë nga rrëfimet e dhunës në gjykatë, pse të flasë atëherë?

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore14 orë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar15 orë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore1 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix1 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet2 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore2 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore6 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix6 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix6 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook