Radar
Rrëzohet rezoluta për dënimin gjenocidit serb në Serbrenicë, Berisha: Urdhër i Vuçiç
Kuvendi i Shqipërisë nuk ka miratuar projekt rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.
Kjo u paraqit nga anëtarët e Partisë Demokratike dhe u hodh në votim sot. Projekt rezoluta mori 15 vota pro dhe 51 kundër.
Pas votimit, fjalën në Kuvendin e Shqipërisë e mori Sali Berisha. Ai u shpreh se deputetët votuan sipas urdhrit të Vuçiç.
“Votuat sipas urdhrit të Aleksadër Vuçiç. Shqipëria nuk ka patur kurrë më anti-shqiptar se Edi Rama. Votuat duke shkelmuar mbi jetët e 10 mijë shqiptarëve në Kosovë.”– tha Berisha.