Mix
Një histori prekëse nga Shqipëria, Ermal Meta boton librin e tij të parë

Ermal Meta, një nga kantautorët më të pëlqyer, pas shumë këngëve të shkruara, kënduara dhe dhuruara për artistë të tjerë, debuton edhe si shkrimtar artistik.
Së fundmi, ai boton librin e tij të parë, një roman me afro 600 faqe të titulluar ‘Domani e per semper’ (Nesër dhe përgjithmonë).

Romani tregon historinë prekëse të Kajanit, një djali i lindur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili ka një talent të madh për pianon. Rreth tij rrotullohen një sërë personazhesh të paharrueshëm të shekullit të njëzetë. Një udhëtim që është shumë i ngjashëm në mënyrë dramatike me atë që po ndodh sot.
Jemi në vitin 1943, Kajan jeton në një fermë me familjen e tij dhe gjyshin Betim në fshatin shqiptar. Prindërit e tij janë partizanë dhe janë në male duke luftuar kundër nazistëve. Ekzistenca e Kajanit rrjedh disi larg mizorive të luftës, derisa një ditë një dezertor gjerman i quajtur Cornelius troket në derën e tyre, duke kërkuar strehim…
Libri do të publikohet nga shtëpia botuese ‘La Nave di Teseo’ më 19 maj.