Lidhu me ne

Mix

Mbipesha – Është e vërtetë që disa e kanë kockën e rëndë ?

nga AgroWeb

Skeleti zë rreth 20% të peshës trupore të çdo personi. Foto: Flickr

Sot është shumë e lehtë të krijosh idetë e gabuara në lidhje me mënyrën e saktë të të ushqyerit, duke pasur kaq shumë informacione.

Më poshtë AgroWeb.org ju ka listuar disa nga mitet që besohen në lidhje me peshën, ushqimet dhe me mënyrën e të ngrënit.

Nuk jam i shëndoshë, më peshojnë kockat

Kjo është një frazë që përdoret shpesh nga persona që e konsiderojnë veten “gjenetikisht të rëndë”, pra siç njihet ‘ me kockë të rëndë’.

Në të vërtetë parametrat e skeletit nuk kanë farë të bëjnë me peshën trupore.

Skeleti zë rreth 20% të peshës trupore të çdo personi. Prandaj nëse një person është mbi peshë, kockat nuk kanë faj.

Ka të bëjë me elementë të tjerë si masa muskulare, gjatësia, dhjami etj.

Qumështi i pasterizuar ka më pak vlera ushqyese se sa qumështi i freskët

Pasterizimi është një proces përmes të cilit bëhet trajtimi i qumështit me një temperaturë 140 gradë për disa sekonda.

Diçka e tillë shkatërron çdo bakter të dëmshëm që gjendet tek qumështi.

Por ky proçes humbet edhe disa baktere të mira që janë të nevojshme për organizmin.

Rezultati që arrihet është jetëgjatësia e një qumështi të tillë deri në gjashtë ditë nëse ruhet në frigorifer.

Të dhënat e mbledhura nga AgroWeb.org, pohojnë se ka një humbje deri në 6% të proteinave dhe të vitaminës B1 e B12.

Ndërsa mineralet si kalçiumi janë po në të njëjtin nivel. Si përfundim qumështi i pasterizuar humbet disa përqindje të ulëta të vlerave ushqyese.

Kafeja filtër është më e lehtë se sa ekspresi

Nuk është kështu, edhe pse shumica e personave e besojnë.

Disa nga argumentet që e mbështesin këtë fakt lidhen me aromën e fortë të kafesë ekspres.

Duke qenë se ka aromë më të fortë, atëherë ajo është më e rëndë se sa kafeja filtër.

Një filxhan me kafe filtër përmban përreth 115-120 ml me kafeinë, gjë që është pothuaj trefishi i asaj që gjendet në filxhanin e kafesë ekspres.

Ushqimet e ngrira humbasin vlerat e tyre

Nuk është kështu, për më tepër ngrirja e tyre arrin të ruajë disa nga vlerat ushqyese.

Nëse ngrirja bëhet direkt nga kultivimi i perimeve mund të arrihet një nivel më i lartë vlerash ushqyese se sa i produkteve “të freskëta” në disa raste.

Produktet e freskëta kanë kaluar shumë faza dhe ndryshime temperature nga kultivimi e deri në tavolinën tonë.

Ngrirja e disa produkteve bën të mundur modifikimin e disa vitaminave dhe mineraleve që e bëjnë produktin kur gatuhet më të tretshëm nga stomaku.

Vezët nuk treten lehtë nga organizmi

Një akuzë që shpesh shoqërohet dhe me shprehjen se nuk duhet të hash dy vezë në ditë se rëndojnë stomakun.

Por në një studim u vu re se nëse personat konsumonin dy vezë treteshin nga stomaku për tre orë.

Duke qenë se një filxhan me kafe dhe qumësht arrin të tretet nga organizmi për 2 deri në 3 orë, vezët nuk përbëjnë problem.

Për të arritur një skuqje të lehtë duhet përdorur pak vaj

Është një ide e gabuar që shumë amvisa e bëjnë.

Në fakt për të skuqur më shpejt dhe që produkti të përthithë më pak vaj, sekreti është që ai të pritet në copëza të vogla dhe të përdoret mjaftueshëm vaj gatimi.

Kur krijohet kore përreth ushqimit ajo nuk lejon që produkti të përthithë më vaj. /AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix9 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix11 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix12 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix12 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar15 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar15 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix1 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook