Kioske
Sulmi i Kryeministrit ndaj SPAK-ut ka vetëm një shpjegim
Nga Neritan Sejamini

Sulmi i Kryeministrit ndaj SPAK-ut ka vetëm një shpjegim: presion për të hequr dorë nga një person i rëndësishëm që SPAK-u po bëhet gati të akuzojë zyrtarisht.
Thirrjet për hetimin e Berishës apo Metës apo zëmërimi për trajtimin e Dvoranit janë fasadë për të fshehur mesazhin e vërtetë ndaj SPAK-ut: hiqni dorë nga ai/ajo që po bëheni gati të nxirrni para drejtësisë.
Mund të hamendësohet për idenditetin e personit—nëse është një tjetër nga dosja e incineratorëve, apo “ministri” që ka dalë në përgjimet italiane, apo dikush tjetër—por një gjë është e sigurt: ai apo ajo është njeri shumë i rëndësishëm për Kryeministrin dhe qeverisjen.