Lidhu me ne

Mix

Çfarë është zilia?

Zilia është një emocion, i cili shfaqet kur një personi i mungon diçka, kur ka mungesë në arritje dhe uron që as personat e tjerë të mos e kenë. “Nëse nuk e kam unë, pse ai tjetri ta ketë!” Russell thekson se zilia është një nga shkaqet kryesore të mungesës së lumturisë, sepse personat ziliqarë jo vetëm që vuajnë vetë, por u urojnë më të keqen edhe të tjerëve. Psikologët mendojnë se ka dy lloj zilie: të keqe/ negative dhe jo të keqe, pra që ndikon në ecjen përpara të njerëzve.

6,977 Envy Photos - Free & Royalty-Free Stock Photos from Dreamstime

Inferioriteti dhe zilia

Shumëkush prej nesh ka pasur situata apo momente të së kaluarës kur nuk ka arritur të bëjë diçka që ka dëshiruar, apo ka vuajtur në çaste të caktuara. Kështu që, kur ndodhemi përpara një situate, e cila na e kujton këtë fakt, ne fillojmë të ndihemi keq, të aktivizojmë gjithë pjesën tonë që jemi përpjekur ta mbulojmë. Një vajzë rreth të 25-ve, e cila jetonte në një familje krejt të thjeshtë, përpiqej me të gjitha mënyrat që ta mbulonte këtë fakt, duke e detyruar veten të sillej ajo që nuk ishte në të vërtetë.

Këtu fillonte edhe zinxhiri i ideve dhe vuajtjeve të saj, sepse do të ishte në pjesën më të madhe të ditës dikush tjetër, duhet të përpiqej të ishte si të tjerat që kishin makinë, të ardhura për të bërë pushimet jashtë vendit, të ardhura që të krahasohej me koleget se ku bënin shopping. Ajo vazhdon odisenë e jetës së vet duke u paraqitur si dikush që nuk është dhe duke parë me zili këdo dhe gjithçka. Sa njerëz të tillë hasim në ditë, të cilët krahasohen me këdo për gjithçka… Kjo fillon që në fëmijëri, kur prindërit na krahasojnë me fëmijën e komshiut apo të miqve të tyre për çdo aspekt. Ata nuk na lejojnë të jemi vetvetja, por djali/vajza e filanit i/e cila shkëlqen në shkollë, që është më i miri në gjuhët e huaja… e kështu me radhë, duke instaluar një ndjenjë xhelozie dhe zilie. Askush nuk na mëson që secili prej nesh ka personalitetin e vet dhe do jetojë në mënyrën që dëshiron.

Rrjetet sociale janë të mbushura vetëm me foto, ne kemi humbur privatësinë totale, sepse gjithçka që bëjmë duhet ta tregojmë! Zilia jonë fillon dhe gëlon brenda nesh, kur shohim dikë në një vend të bukur, por të shtrenjtë, pse të mos ishim ne aty, pse e meriton ai/ajo dhe jo unë?

Çfarë ka ai/ajo më shumë se mua (sepse prindërit kështu na kanë mësuar, se ai/ajo tjetra nuk kanë asgjë më shumë se mua. Po patjetër që ai/ajo janë plotësisht të ndryshëm dhe kanë një jetë krejtësisht tjetër prej nesh.

Ai që ka makinë të shtrenjtë (X5apo X6, sepse kanë filluar të m’i mësojnë pacientët shumë mirë vlerën, potencën, fuqinë që tregon dikush nëpërmjet makinës) shikohet dhe vlerësohet vetëm prej këtij fakti, dhe të paktë janë ata që mendohen për një moment se edhe ky person është si gjithë të tjerët, me ndjenjë, emocion, frikëra, dashuri, vuajtje, lëndime, lumturi si gjithë të tjerët. Ai/ajo ka diçka që dikush tjetër nuk e ka.

Ligjet e jetës janë universale

Zilia dhe xhelozia jetojnë dhe e kanë burimin brenda nesh. Nëse do të fillonim ta kthenim vëmendjen brenda vetes, do e kuptonim shumë mirë se gjithçka fillon aty. Kushdo e bën një eksperiment të vogël me veten: shikojeni se si reagoni në momente dëshpërimi apo mërzie. Ne të gjithë kemi prirjen të largohemi nga vetja në atë moment, që të shmangim dhimbjen, duke e zëvendësuar me gjëra bosh, vetëm që të jemi larg vuajtjes shpirtërore. Kam pacientë, të cilët e kalojnë pjesën më të madhe të ditës jashtë, kanë frikë të rrinë vetëm, kanë frikë të kthehen në shtëpi.

Ka të tjerë që me lot në sy thonë se janë bërë të këqij sepse duan që të tjerët të mos jenë të lumtur. E kujtoj gjithmonë një burrë që e kishte kapur depresioni dhe që më thoshte se ishte i keq, sepse nuk donte më as lumturinë e fëmijëve të vet. Ai bënte gjithçka për t’ua prishur edhe kënaqësinë më të vogël të ditës.

Ndërsa zilia e një gruaje tjetër, e cila kishte pasur një jetë të vështirë, i kishte kaluar kufijtë, aq sa urrente këdo që ishte i lumtur dhe në moshën e vajzës së saj, sepse ajo e meritonte për arsye të sakrificave që kishte kaluar.

Besoj fuqishëm se çdonjëri është i mirë brenda vetes dhe mund të ndryshojë kurdo qoftë momenti, vetëm se duhet të rikthehet nga vetja dhe nga jeta e vet. Çdokush prej nesh ka rrugëtimin e tij dhe nuk ka përse të ketë konkurrencë dhe zili me jetën dhe rrugëtimin e dikujt tjetër.

Nëse e shijojmë çdo moment të jetës dhe ditës, bëjmë maksimumin tonë duke i dhënë fuqi së ardhmes. Pacientë të shumtë shprehen se paratë nuk të bëjnë të lumtur (bashkëshorti/bashkëshortja), janë pjesë e jetës, por jo lumturia e vetes tënde. Nëse nuk gjen paqe me veten, me atë që je, me atë qenien, me atë që bën, asnjëherë nuk ke për të gjetur qetësinë e shpirtit.

Kjo është edhe arsyeja pse gjithmonë shikojmë jashtë vetes: dikush tjetër vuan më shumë, ka ca gjëra më pak se ne, prandaj ne jemi më mirë dhe më rehat. Po e mbyll me një thënie që më frymëzon: Mos ki frikë se dështon, ki frikë të mos e provosh diçka! Vetë procesi i eksplorimit të jetës të jep fuqi për të qenë i lumtur.

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Jay Z dhe Beyonce kërcënohen me jetë

Jay-Z dhe Beyoncé janë në gatishmëri të lartë pasi morën kërcënime me vdekje pas rrëzimit të padisë për përdhunim kundër...

Mix13 orë më herët

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga kafeina

Kafeina mund të jetë një dozë energjike magjike që ju ndihmon të zgjoheni në mëngjeset tuaja, por për disa njerëz,...

Mix13 orë më herët

Çiftet e martuara që qëndrojnë çmendurisht të dashuruar për dekada, shfaqin këto 6 tipare

Jo të gjitha marrëdhëniet janë të bukura dhe me shkëlqim përgjithmonë. Shumë njerëz heqin dorë nga marrëdhënia e tyre pasi...

Mix13 orë më herët

Letra e shkruar nga Isaac Newton në 1704 parashikon DATËN e saktë të fundit të botës

Një letër nga shkencëtari i njohur anglez Sir Isaac Newton parashikonte se kur do të përfundonte bota siç e njohim...

Radar13 orë më herët

Berisha: Vrasja e Mehmet Shehut e ka një ngjashmëri me rastin e Veliajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ka një ngjashmëri mes vrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të...

Radar13 orë më herët

Arresti për Veliajn, i jashtëzakonshëm?! SPAK: 236 arreste për 2024-n

Ku qëndron pra e jashtëzakonshmja në praktikën e SPAK pêr zyrtarët? Askund veç faktit që u dogj një karrierë politike...

Mix14 orë më herët

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën

Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re, kini parasysh që yjet mund të kenë planifikuar...

Radar14 orë më herët

Nisma “Sy m’Sy” në gjithë Shqipërinë; a po kopjon Rama sloganin “Cep më Cep” të Albin Kurtit?

Edi Rama dhe Albin Kurti Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se së shpejti do të nisë maratona...

Mix14 orë më herët

Rolls-Royce prezanton modelin më të fuqishëm të historisë së vet, për 370 mijë euro

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike që kushton rreth...

Radar14 orë më herët

“Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë banditët”

“Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë” – Kështu u shpreh psikologia Aurela Agalliu. Teksa u diskutua mbi krimet e...

Facebook