Lidhu me ne

Mix

Regjimi i duhur ushqimor për diabetikët

Ushqimi: Dieta e duhur është kritike për parandalimin dhe trajtimin e të dy llojeve të diabetit, sidomos për diabetin Tipi II. Një nga masat më të rëndësishme që ju mund të merrni është të eliminoni të gjitha sheqernat e rafinuara dhe produktet e sheqerit nga dieta juaj. Këtu përfshihen produkte të tilla si sheqeri i rafinuar, shurupi i misrit, mielli i misrit, dekstroza, dekstrin, fruktoza, lëngu i përqendruar i frutave, glukoza, laktoza, malta, maltodextrin, sheqeri prej malti, mannitol, sorbitol, melekuqe, sucrose, dhe xylitol. Po kështu, mjalti, shurupi i panjës, shurupi i agaves ose i çikores, duhet të eliminohen nëse jeni para-diabetik apo diabetik.

diabet 2

Gjithashtu eliminimi i konsumit të alkoolit dhe kafeinës është i domosdoshëm. Largoju ushqimeve të shpejta, ushqimeve të rafinuara, të përpunuara dhe të vjetra. Largoju sodës, ushqimeve të skuqura, dhe të gjitha produkteve që përmbajnë miell të bardhë. Zgjidhni mezet e lehta me proteina cilësore, arrat e njoma, perime të freskëta dhe vetëm lëngje perimesh midis vakteve kryesore të ngrënies.
Për të ndihmuar trupin tuaj për të rregulluar nivelet e glukozës në gjak, duhet të zvogëloni konsumin e përgjithshëm të karbohidrateve, duke zëvendësuar karbohidratet e thjeshta me ushqime karbohidrate komplekse. Kjo do të thotë të përdorni drithëra të plota (të parafinuara), fasule, bishtajore, perime të freskëta dhe të pasura me fibra.

Ngrënia e 5-6 vakteve të vogla në ditë, në vend të tre vakteve tradicionale të mëdha, mund të ndihmojë gjithashtu në balancimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe në parandalimin e shpimeve të larta të insulinës pasi të hahet.
Përveç kësaj, një ushqim vegjetarian i pasur në perime organike dhe drithëra të plota komplekse, së bashku me konsumin e vogël të frutave që përmbajnë fara apo bërthamë, në vend të lëngut të frutave, është gjetur gjithashtu të jetë e dobishme për shumë njerëz që vuajnë nga diabeti Tipi II. Bima Jerusalem artichoke është një tjetër ushqim që mund të ndihmojnë diabetikët për të mbajtur nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak.

Një dietë e pasur me yndyrna të shëndetshme, të tilla si avokado, arra, fara, ullinj ekstra të virgjër, gjalpi i arrës së kokosit të gjallë dhe vaji i farave të lirit, ju ndihmojnë gjithashtu në ruajtjen e nivelit dhe në normalizimin e sheqerit në gjak. Rritja e konsumimit të ujit të pastër, është gjithashtu e domosdoshme.
Ushqimet me përmbajtje të lartë glycemic-e, përfshirë këtu bukën e bardhë, gjevrekun, simitet, drithërat e ambalazhuara komercialisht, biskotat, pastat, dhe shumica e ëmbëlsirave të tjera, rrushi dhe frutat e tjera të thata, patatet e bardha, qumështi dhe djathrat e paskremuar (të cilat janë të larta në lactose, një lloj i sheqerit), kikirikët, gjalpi i kikirikut, dhe të gjitha ushqimet e mishit të përpunuar, të tilla si Hot Dogs dhe mishi i drekave zyrtave, të gjitha këto ushqime duhet të shmangen krejtësisht nga diabetikët.

Shmangni ushqimet ndaj të cilave jeni alergjik: Ushqimet që ju shkaktojnë alergji dhe ndjeshmëri mund të përkeqësojnë simptomat e diabetit duke shkaktuar inflamacion. Ato gjithashtu mund të shkatërrojnë qelizat prodhuese të insulinës në pankreas për shkak të reagimeve autoimune. Ushqimet më të zakonshme që shkaktojnë alergji për diabetikët janë: gruri, çokollata, misri, qumështi dhe produktet e qumështit. Çdo ushqim ndaj të cilit jeni alergjik, ka potencialin që të përkeqësojë gjendjen diabetike. Për më tepër, është e rëndësishme të theksohet se çdo ushqim mund të jetë një alergjen. Prandaj, nëse përjetoni shenja paralajmëruese të diabetit, ju duhet të testoheni për alergjitë ushqimore.

MË TEPËR

Kioske3 orë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 orë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 orë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 orë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 orë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar4 orë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix4 orë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske4 orë më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet4 orë më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore4 orë më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Facebook