Lidhu me ne

Temporal

Portreti i rrallë, ja si ishte pamja e vërtetë e Ali Pashë Tepelenës

Në pamje  Aliu ishte shumë  i hijshëm. Kishte erën e sinqeritetit dhe ndershmërisë dhe një buzëqeshje  shprehëse të hareshme. Kishte ball të bukur, sy të gjerë dhe të kthjellët që  i përshkruajnë si të gjallë dhe tërheqës.

Periudha e fundit të shekullit të XVIII dhe fillimit të shekullit të XIX, periudhë që fillon me interesimin e Fuqive të Mëdha për rajonin e Ballkanit, çka korrospondon përveç pranisë diplomatike dhe ushtarake të Francës, Rusisë dhe Anglisë në këto territore edhe me një rritje të numrit të udhëtarëve të huaj kryesisht anglezë dhe francezë që vizitojnë Pashallëkun e Janinës. Në fillim të shekullit të XIX udhëtimi tradicional i “Grand Tour-it pësoi një ndryshim themelor.

Një mori udhëtarësh dhe studiuesish, herë si qytetarë të thjeshtë, herë si eksploratorë e herë si të dërguar të qeverive të tyre do përshkonin territorin e Epirit dhe Greqisë për të njohur nga afër territoret ku kishte lindur kultura e lashtë që i kish magjepsur duke nxitur një proces të gjerë kulturor që u materilizua me prodhimin e një literature të pasur udhëtimesh që ringjalli nga pluhuri i harresës Ballkanin. Në të njëjtën kohë , kjo periudhë korrospondoi me fillimin e një ere të re që pat nisur në Evropë pas shpërthimit të Revolucionit Francez, era e nacionalizmit gjë që u konkretizua në fillimet e përpjekjeve të popujve të Ballkanit për të formuar shtetet e tyre kombëtare.

Si i përdori Perandoria Osmane dhe ç'ndodhi me vakëfet e Ali Pashë Tepelenës pasi ai u ekzekutua, studiuesi Eduart Caka hedh dritë me librin e ri

I përmendim të dyja këto procese, literaturën e udhëtimit evropiane për Ballkanin dhe fillimin e shkrimit të historisë nga shkollat ballkanike të etnive që u kthyen në kombe ,sepse janë dy momente të rëndësishme historike që kanë lënë gjurmë në sendërtimin e historisë politike të Ballkanit. Të parët nëpërmjet mesazheve orientaliste e  portretizuan Ali Pashë Tepelenën, si despot oriental, gjakpirës e të pabesë, cinik e epshor duke e parë si një shtypës dhe një zotërues të territoreve që ata do të dëshironin të shikonin të projektuar “Heladhën” e teksteve të tyre shkollore , ndërsa të dytët e cilësua si gjaksor e të pamërshishëm për t’i dhënë jetë miteve të tyre kombëtarë. E megjiatë mes teksteve të kësaj letërsie udhëtimi ende jo të studiuar mirë në Shqipëri gjejmë dhe pasazhe që na rrëfejnë sesi ishte në paraqitje Ali Pasha Tepelena. Sëbashku me disa nga portretet e gravurat e piktorëve evropianë, ato përbëjnë dëshmitë e rëndësishme të paraqitjes fizike dhe të karakterit të Ali Pashë Tepelenës. 

Në pamje  Aliu ishte shumë  i hijshëm. Kishte erën e sinqeritetit dhe ndershmërisë dhe një buzëqeshje  shprehëse të hareshme. Kishte ball të bukur, sy të gjerë dhe të kthjellët që  i përshkruajnë si të gjallë dhe tërheqës. Hundë në trajtë të bukur  dhe lëkurë të pastër. Goja dhe nofulla e tij tashmë fshiheshin pas mjekrës. Mbi të gjitha,  karakteristike ishte gjallëria e reagimeve të tij, ndërrimi i shpejtë i shprehjeve  dhe e  qeshura e tij e thellë, pak drakoide në ashpërsinë e tij. Ishte fjalë embël, i logjikshëm dhe impresionues.”

“Aliu i priti në këmbë. Dukej i shkurtër dhe i shëndoshë me një shprehje të këndshme. Në kokën e tij formohej me mbështjellje të shumta të vogla prej museline të artë  një çallmë e lartë dhe në rripin e mesit kishte një shpatë të gjatë me diamante në dorezën e saj.”

“Fytyra e Aliut ishte shumë e këndshme, sytë bojëqielli dhe të”shpejta”dhe mjekra e tij e gjatë dhe e bardhë”. 

“Aty, tek divani rrinte ulur Aliu mbi një lëkurë luani. Mbante feste të kuqe me shirita të arta, dhe aty këtu llamburitnin diamante të vyera. Një nargjile qëndronte në krahun e tij. E përkulte  kokën  me fisnikëri. Mjekra e tij, tanimë e bardhë krejt, i jipte një butësi si ajo e mirësisë së Babagjyshit të Vitit të Ri. Shprehja e tij  ishte e sinqertë, impresionuese dhe zëri i ëmbël. Dukej  shumë i mirë… Qeshi gjithë thjeshtësi, mënyrat e tij ishin kaq të qeta dhe atërore dhe aq ndjellëse në pamjen e mirësisë së tij dhe të sinqeritetit  të përsosur… (Nga libri i Uilliam Pllomar “Diamanti  i Janinës, Ali Pashai 1741- 1822”, Botimet “DODONA”, Athinë 2004, fq 85, 216, 217 . )

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar21 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix21 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook