Lidhu me ne

Mix

4 kg më pak për 3 ditë, pse dieta e bananes është rikthyer sërish në trend për shumë vajza

Nëse bëni pjesë në radhët e atyre që i premtojnë vetes çdo muaj se do të merren me sport, do të hanë shëndetshëm, e mbi të gjitha do të bien nga pesha dhe në fakt nuk bëjnë asgjë, kjo është dieta e duhur për ju. Po flasim për ‘’Morning Banana Diet’’, një regjim ushqimor i shpikur në 2008-n nga mjeku japonez Kazuyoshi Fujimoto. Edhe pse kanë kaluar thuajse 13 vite nga momenti kur kjo dietë u bë popullore në të gjithë botën, ajo vazhdon të mbetet një nga të preferuarat për mijëra njerëz.

Sekreti i saj qëndron pikërisht tek konsumi i përditshëm i bananes, një nga frutat më të pasur në vlera ushqyese si kalium, fibra të tretshme në ujë, proteina komplekse, vitaminë C. Ndryshe nga dietat e tjera, të cilat në shumicën e rasteve janë thuajse ‘’ekstreme’’ pasi zgjasin shumë në kohë dhe janë të varfra në shumëllojshmëri ushqimore, dieta me banane nuk ju kufizon nga pothuajse asgjë, si dhe ju lejon të humbisni deri në 3 kg brenda 4 ditësh. Por jo vetëm kaq, ndjekja me përpikmëri e kësaj diete të paktën 2 herë në vit parandalon shfaqjen e diabetit të tipit 2, dhe sëmundjet kardiovaskulare.

MËNGJESI

Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm, kështu që përpiquni të mos e neglizhoni apo thjesht të kufizoheni me një kafe. Niseni ditën me një lëng të shtrydhur bananesh ose 1 porcion kos pa yndyrë me banane. Sipas mjekut Fujimoto, mund të hani deri në 3 banane për mëngjes, shoqëruar me 3 goja me ujë të vakët. Konsumi i ujit është shumë i rëndësishëm, këshillohet të pini deri në 2.5 litra në ditë.

DREKA

Dreka duhet të nisë me një banane. Më pas në drekë preferohet mishi pa yndyrë, si ai i pulës, fileto e gjelit dhe peshku, perimet e gatuara në avull ose të ziera, dhe sallatat me perime jeshile. Ndalohet kategorikisht ngrënia e bukës, ëmbëlsirave, patateve, orizit dhe karbohidrateve. Dreka nuk duhet të kalojë porcion e 70 gramëve për çdo përbërës.

DARKA

Edhe darka duhet të nisë me një banane të pjekur mirë, 100 ml qumësht pjesërisht i skremuar dhe dy vezë pjesërisht të ziera. Gjatë darkave në vijim këshillohet të hani perime të pagatuara, frutat e sezonit, lëng limoni dhe portokalli, ose çaj jeshil.

MË TEPËR

Kioske18 minuta më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar46 minuta më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar47 minuta më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar53 minuta më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske19 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix19 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore20 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar21 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix22 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar22 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Facebook