Lidhu me ne

Mix

Ushqyerja në shtatzani, ja çfarë duhet të dimë

Padija bën që “drama” e shëndetit gjatë shtatzanisë, aktor i së cilës është edhe ushqimi, të zhvillohet me perde të mbyllura dhe vetëm në aktin e fundit, kur tragjedia bëhet e dukshme, të arrihen të kuptohen gabimet që janë bërë gjatë kohës së shtatzanisë.
Një ushqyerje e mirë nënkupton një ushqim të ekuilibruar, të shumëllojshëm dhe që përmban të gjitha lëndët ushqimore të domosdoshme për ruajtjen në mënyrë të përkryer të nevojave tuaja dhe të bebit brenda jush.

Si rregull, gjatë shtatzanisë ju nuk keni nevojë për një dietë të veçantë ( me përjashtim të rasteve kur vuani nga ndonjë sëmundje ). Megjithatë duhet thënë se disa ushqime përdoren më shumë se të tjerat, sepse fetusi në rritje harxhon një pjesë të konsiderueshme të lëndëvë tuaja trupore, për nevojat e veta dhe për pasojë është i domosdoshëm plotësimi i rezervave të harxhuara. Kjo nuk do të thotë që duhet të ushqeheni për dy, apo t’i ktheni momentet e vakteve në fiksime me dietat, tabelat dhe kaloritë.

Shtatzania nuk duhet të shkaktojë ndryshime të mëdha në rutinën e të ushqyerit dhe nuk duhet të detyrojë askënd të hajë diçka që nuk i pëlqen. Nëse para shtatzanisë ju keni qenë nën dieta të veçanta apo vegjetariane, duhet të këshilloheni me gjinekologun për ndryshimet e duhura.
Për arsye financiare, duhet thënë se jo të gjithë e kanë mundësinë të sigurojnë një ushqim të pasur dhe të shumëllojshëm. Megjithatë, sipas zakoneve të familjes shqiptare një gruaje shtatzënë në shtëpi i krijohen kushtet e duhura për të marr kaloritë e nevojshme.

Ndalohet rreptësisht marrja e tabletave dobësuese gjatë shtatzanisë sepse shkaktojnë keqformime të bebit.

Nëse ju gjatë jetës normale keni nevojë të merrni 2150 kalori për një ditë, gjatë shtatzanisë kjo rritet në + 150 kalori në tremujorin e parë dhe në + 300 kcal për pjesën e mbetur të shtatzanisë. E thënë më thjeshtë, në tremujorin e parë ju duhen 2300 kalori, dhe në muajt e tjerë rreth 2450 kalori.

Në tre muajt e parë ju duhet të përdorni në ditë:

– 100 gr mish ( 300 kal ).
– 100 gr bukë ( 270 kal ).
– 100 gr makarona ( 340 kal ).
– 200 gr perime ( 160 kal ).
– 200 gr fruta të freskëta ( 180 kal ).
– 50 gr djathë ( 200 kal ).
– Një gotë kos ( 100 kal ).
– Një gotë qumësht ( 130 kal ).
– 50 gr sheqer ( 180 kal ).
– 30 gr marmalatë ose reçel, mundësisht pa sheqer ( 200 kal ).
– Vaj për gatim dhe për sallatë ( 200 kal ).
Përbërësit bazë të një diete ushqimore të mirë janë proteinat, yndyrnat, sheqernat, fibrat ushqimore, vitaminat, kripërat minerale dhe uji. Secili nga këto produkte është i domosdoshëm për jetën dhe shëndetin e çdo njeriu, në çfarëdo faze të zhvillimit që të ndodhet.

Grupet e prodhimeve ushqimore:
Grupi i parë ( mishi, peshku dhe të tjera )

– Të gjitha llojet e mishit për shembull lope, qingji, mish i grirë qoftesh, mëlçi, mish pule dhe peshk, duke përfshirë edhe peshkun në konservë.
– Të gjitha llojet e bathëve të thara si për shembull fasule, thjerrëza. Këto janë prodhime që përmbajnë proteina të cilësisë së lartë, hekur, sheqerna, vitaminë D, dhe vitaminat e kompleksit B. Kujdes, konventa Europiane e Ushqimit ka ndaluar përdorimin e organeve të brendshme të kafshëve për arsye sigurie!

– Grupi i dytë (qumështi dhe bulmetrat)
Këto janë ushqime të gatuara nga vetë nëna natyrë. I tille është qumështi, i cili është i vetmi prodhim i destinuar nga natyra për të qenë ushqimi i kafshëve ( gjitarëve ) dhe njeriut. Qumështi dhe të gjitha llojet e bulmetrave si djathi, gjiza, kosi, janë produkte ushqimore që përmbajnë kalcium, proteina të cilësisë së lartë dhe vitamina të grupit B.

Grupi i tretë (buka, drithërat dhe patatet)
Orizi dhe grupi i produkteve ushqimore me origjinë nga drithërat, jane produkte ushqimore që përmbajnë sheqerna, proteina të cilësisë së mesme dhe vitamina të grupit B.
Këtu hyjnë:
Buka,orizi, makaronat, patatet, drithërat për mëngjesin ( për shembull Cornflakes ), si dhe të gjitha llojet e grurit ose thekrës.

Grupi i katërt
Vaji, gjalpi, dhjami dhe margarina, janë produkte që përmbajne yndyrna,
veçanërisht acide yndyrore, disa lloje vitaminash ( veçanërisht A dhe D ).

Grupi i pestë ( frutat dhe perimet )
Agrumet dhe të gjitha llojet e frutave dhe të perimeve të freskëta, janë prodhime që përmbajnë disa lloje vitaminash ( veçanërisht vitaminën C ) dhe kripëra minerale.

Për shembull:
– Të gjitha llojet e perimeve të freskëta, të ngrira ose të konservuara ( karrota, spinaq, presh, bizele, speca, lakër etj ).
– Të gjitha llojet e perimeve që përdoren për sallatë ( domatet, sallata jeshile, kastravecat ) .
– Të gjitha llojet e frutave të freskëta ose të ngrira ( mollë, banane, portokall, dardhë, pjepër etj ) .
– Të gjitha llojet e frutave të thata ( fiq, kajsi, rrush i thatë ) .
– Të gjitha llojet e lëngjeve të frutave pa sheqer ( lëng frutash 100% i pastër ) .

MË TEPËR

Kioske1 min më herët

Ose Sy i keq, ose Dikush sjell ters përherë

Marrëveshja me Shqipërinë shndërrohet ne katastrofë politike për Melonin. Kështu shkruan gazeta “The Guardian” që cilëson se marrëveshja e imigrantëve bie në...

Mix17 orë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix17 orë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix17 orë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix17 orë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix17 orë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Mix17 orë më herët

Ana e errët e rinisë së përjetshme

“Njerëzit gjithmonë duan diçka të re. Është e pashmangshme. Dhe në të pesëdhjetat, gjithçka ka mbaruar”. Me këto fjalë në...

Mix17 orë më herët

Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?

Nëse sapo keni mbaruar filxhanin e kafesë dhe po përjetoni disa simptoma si nervozizëm ose shtim të rrahjeve të zemrës,...

Radar17 orë më herët

Princ Leka, edhe dajak edhe burg!

E papritur: Prokuroria kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj për Princ Lekën! 6 muaj për Elia Zaharinë dhe...

Mix19 orë më herët

Tensioni i ulët, çfarë duhet të hani?

Presioni normal i gjakut për shumicën e njerëzve është zakonisht nën 120/80 mm Hg. Nëse keni tregues nën 90/60 mm...

Facebook