Lidhu me ne

Kryesore

Kopshti Zoologjik, 10 herë i premtuar nga Veliaj e Rama, por asnjë inaugurim!

Erion Veliaj: Shumë shpejt hapet Kopshti Zoologjik! Do mbjellim dhe 3 mijë  pemë | Gazeta Koha Jone

Emisioni Xhadat trajtoi temën e Kopshtit Zoologjik të Tiranës, për të cilin janë bërë dhjetra premtime.

Kopshti Zoologjik është hapur në vitin 1966 dhe administrohet nga Bashkia e Tiranës. Për vite me radhë në këtë kopësht janë trajtuar 32 lloje kafshësh dhe 12 lloje shpendësh. Kopshti ka pasur një sipërfaqe prej 5.97 ha, nga të cilat: 4.35 ha sipërfaqe e gjelbër, 1.3 ha sipërfaqe ujore, 1.8 ha ziheshin nga rrugë dhe sheshe dhe vetëm 0.14 ha ishin sipërfaqe ndërtimi të destinuara për kafshët dhe shpendët. Ndërsa sot nga rikonceptimi që i është bërë, sipërfaqja e ndërtimit zë pjesën më të madhe të tij.

Shumë premtime janë bërë për këtë kopësht, por punimet realisht nisën vetëm në vitin 2020 dhe që prej atij viti Kryebashkiaku Veliaj e ka premtuar 6 herë hapjen  e kopshtit, ndërsa Kryeministri Rama 4 herë të tjera.

Xhadat ka sjellë në kujtesë premtimet në kohë të ndryshme të Veliajt dhe Ramës.

13 Gusht 2020, Veliaj

“Besoj që dhurata për 1 qershorin e ardhshëm, për festën e fëmijëve do të jetë kopshti zoologjik i Tiranës”.

Dhjetor 2020, Veliaj

“Deri verën tjetër do kemi përfunduar kopshtin Zoologjik, pastaj vazhdojmë me botanikun”.

18 prill 2021, Veliaj

“Tani që po afron ky 1 qershor do të jetë një suprizë fantastike për fëmijët kopshti zoologjik”.

5 shtator 2021, Veliaj

“ Në pak javë do jemi gati që ta mbyllim vitin me një nga projektet që kemi më për zemër. Edhe kryeministri e ka pasur merak kopshtin. Ta mbyllim vitin për festat e Nëntorit ose maksimumi për Vitin e Ri me një nga dhuratat më të bukura për fëmijët e Tiranës”.

23 Dhjetor 2021, Veliaj

“Përderisa ka mbaruar pjesa më e madhe dhe përderisa shtyrja ndodh edhe prej shirave edhe prej kafshëve të reja ekzotike, unë them më mirë ta marrim me terezi dhe ta bëjmë tamam, që të jetë 100 % e përdorshme sesa të nxitohemi për fundin e vitit. Pritëm 30 vjet, 3 muaj nuk janë asgjë kështu në qoftë se duhet mos ta bëjmë me ngut. Marrim gjithë kohën e duhur”.

24 Prill 2022, Veliaj

“Mezi pres që në datën 1 qershor fëmijët të kenë një mundësi për të kaluar një ditë këtu”.

6 shtator 2021, Rama

“Kantieri i kopshtit këto Krishtlindje do të hapë portat për fëmijët”.

7 Nëntor 2021, Rama

“Për pak do të hapi dyert edhe ky kopshti zoologjik më në fund, falë një projekti të bukur të Bashkisë Tiranë për fëmijët”.

5 mars 2022, Rama

“Së shpejti kopshti do të hapë dyert për fëmijët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”.

24 prill, Rama

“Së shpejti çel dyert edhe kopshti i rilindur Zoologjik i Tiranës, një nga hapsirat më argëtuese, që vjen si surpriza e këtij 1 qershori”.

Shumë premtime dhe aspak rezultate

Që në muajin gusht të vitit 2021 emisioni “Xhadat” ka shkuar disa herë tek Kopshti Zoologjik për të pyetur, pas çdo premtimi të Veliajt dhe Kryministrit, se në ccfarë faze janë punimet në këtë kopësht, por përgjigjet lënë për të dëshiruar.

Gusht 2021

“Kanë ardhur shumë njerëz sepse në internet del i hapur, por kjo akoma s’është në gjysëm të punimit. Këto e kishin me 1 qershor, por s’u hap. Ka kafshë, por janë të izoluara…ka ari, ka ujqër, lama, kaproj. Ja 4-5 muaj harroje se hapet”- tha punëtori i kopshtit.

“Janë në fazë punimesh. Flitet që mbas datës 27 mund të jetë .. Sikur është gënjeshtra e parë që themi, që do të hapet.. Mbas tetorit mund të jetë i aksesueshëm nga njerëzit”- shtoi inxhinieri.

10 Nëntor 2021

“Për 1 muaj e gjysëm është e pamundur të mbarojë këtu. Ka edhe shumë punë. Ata kanë 6 muaj që thonë do e hapim sot, do e hapim nesër. Ata gënjejnë…Sot është 10 Nëntor, mendon ti se do mbarojë ky për 1 muaj e 20 ditë?”

10 Shkurt 2022

“Punohet akoma. Edhe 2 muaj e do ky”.

 25 prill 2022

“Nuk është hapur kopshti. Me 1 qershor hapet. Erdhi Veliaj”.  

Kur kopshti zoologjik të hapet fëmijët do të gjejnë aty kukulla 3D si dinozaur, ari dhe gjirafë.

Sa kanë kushtuar lodrat e kopshtit zoologjik të Tiranës, apo parku për fëmijë, apo shkurret të cilat janë zëvendësuar nga projekti fillestar, mbetet për t’u parë.

Ndryshe nga sa thotë kryetari i bashkisë Erion Veliaj, që ky do të jetë kopshti më i mirë në rajon, kopshti i Shkupit nuk ka lodra, por të paktën ka gjirafë reale./ MCNTV.al

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix12 orë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix12 orë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix12 orë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix12 orë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Mix12 orë më herët

Ana e errët e rinisë së përjetshme

“Njerëzit gjithmonë duan diçka të re. Është e pashmangshme. Dhe në të pesëdhjetat, gjithçka ka mbaruar”. Me këto fjalë në...

Mix12 orë më herët

Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?

Nëse sapo keni mbaruar filxhanin e kafesë dhe po përjetoni disa simptoma si nervozizëm ose shtim të rrahjeve të zemrës,...

Radar12 orë më herët

Princ Leka, edhe dajak edhe burg!

E papritur: Prokuroria kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj për Princ Lekën! 6 muaj për Elia Zaharinë dhe...

Mix14 orë më herët

Tensioni i ulët, çfarë duhet të hani?

Presioni normal i gjakut për shumicën e njerëzve është zakonisht nën 120/80 mm Hg. Nëse keni tregues nën 90/60 mm...

Mix14 orë më herët

Çfarë është Kolagjeni? Përfitimet shëndetësore

Kolagjeni është një proteinë strukturore thelbësore për lëkurën, kockat dhe indet lidhëse. I diskutuar shpesh për kujdesin e lëkurës, kolagjeni...

Facebook