Lidhu me ne

Mix

Gurët në bajame: Çfarë i shkakton? Simptomat, Parandalimi, Trajtimi, Heqja e tyre

Seeing a Womens Health Specialist Versus Primary Care Doctor
Doktor

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Gurët në bajame janë formacione të forta të bardha ose të verdha që ndodhen në brendësi të bajameve. Madhësia e gurëve të bajmameve fillon sa një kokërr orizi në një kokërr rrushi.

Çfarë i shkakton gurët në bajame?

Gurët në bajame mund t’i shkaktojnë lloje mbeturinash të ndryshme të tilla si qelizat e vdekura, mukusi, pështyma, ushqimi etj, të cilat mund të bllokohen në këto “xhepa” dhe të grumbullohen. Bakteret dhe kërpudhat ushqehen me këto grumbullime dhe shkaktojnë erë të keqe të gojës. Me kalimin e kohës, mbeturinat forcohen dhe shkaktojnë gurë.

Shkaqet e gurëve në bajame:

  • Higjena jo e mirë e dhëmbëve
  • Problemet kronike të sinusit
  • Bajamet kronike

Simptomat e gurëve në bajame:

Megjithëse disa gurë në bajame mund të jenë të vështira për t’u parë, ato përsëri mund të shkaktojnë simptoma të dukshme, ja disa prej tyre:

  • Erë e keqe goje
  • Dhimbje fyti
  • Probleme me gëlltitjen
  • Dhimbje veshi
  • Kollë e vazhdueshme
  • Bajame të fryra
  • Mbeturina të bardha ose të verdha në bajame

Parandalimi i gurëve në bajame:

  • Higjenë e mirë orale, përveç dhëmbëve lani edhe pjesën e pasme të gjuhës
  • Mos pini duhan
  • Bëni gargarë me ujë të kripur
  • Pini sa më shumë ujë që të qëndroni të hidratuar

A duhet t’i heqim gurët në bajame?

Shumica e bajameve janë të padëmshme, por shumë njerëz duan t’i heqin që mos të ju shkaktojnë shqetësime. Trajtimet mund t’i bëni në shtëpi (sipas rregullave që ju treguam më sipër) ose me trajtime mjekësore.

Ja disa mënyra që mund të ju ndihmojnë të hiqni gurët në bajame:

Gargara me ujë me kripë: ushtron presion në bajame dhe mund të heqë gurët e vegjël të tyre.

Heqja e gurëve: heqja e gurëve me furçë dhëmbësh ose me mjete të tjera rrethanore nuk është e këshillueshme, pasi bajamet janë shumë delikate dhe mund ti dëmtoni. Ju mund t’i hiqni vetëm tek mjeku.

Kriptoliza e bajameve me lazer: kjo procedurë bëhet vetëm tek mjeku duke përdorur anestezi lokale. Koha e shërimit është shumë e shpejtë.

Tonsillektomia: është heqja kirurgjikale e bajameve. Kjo proçedurë bëhet duke përdorur bisturi, lazer ose paisje kobulimi.

Antibiotikët: mund të përdoren për të zvogëluar infeksionin dhe inflamacionin në bajame. Por nëse përdoren në mënyrë të vazhdueshme antibiotikët shkaktojnë efekte anësore.

Ndërlikimet e gurëve në bajame

Ndërlikimet e gurëve në bajame janë të rralla, por një nga ndërlikimet më të rënda të gurëve në bajame është infeksioni i rëndë i quajtur absces.

Gurët e mëdhenj të bajameve mund të dëmtojnë dhe të prishin indet normale të bajameve. Në këto raste nevojitet ndërhyrje kirurgjikale

Burmi: Health Line

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook