Lidhu me ne

Radar

Elon Musk përplaset me Soros: Kush i financon organizatat që duan të kontrollojnë aksesin në informacion


Musk Soros

Elon Musk ka bërë thirrje për nisjen e një hetimi ndaj grupeve të ‘advokimit‘ që kërkojnë që markat e mëdha të korporatave të rishikojnë vendimin e tyre për të financuar reklamat në Twitter.

Sipas një raporti të CNN, rreth 25 grupe avokuese të krahut të majtë i kanë shkruar një letër markave më të mëdha (duke përfshirë Coca-Cola, Disney dhe Kraft) duke u kërkuar atyre që të sigurohen para nënshkrimit të marrëveshjeve me Tëitter-in për reklama, se kjo platformë do të mbajë në fuqi politikat për të kontrolluar “sjelljen e urrejtjes, transparencën dhe zbatimin e integritetit qytetar”.

“Si reklamuesit kryesorë në Twitter, marka juaj rrezikon të shoqërohet me një platformë që përforcon urrejtjen, ekstremizmin, keqinformimin shëndetësor dhe teoricienët e konspiracionit.”- shkruhej në letrën në fjalë.

Sipas këtyre organizatave, “nën menaxhimin e Musk, Twitter rrezikon të bëhet një gropë dezinformimi”.

Interesant është fakti se dy grupe që kanë shkruar letrën, Free Press dhe Media Matters for America kanë marrë financime direkte nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur të George Soros.

Elon Musk pa reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me këtë raport të CNNit duke ngritur pikërisht pyetjen se kush i financon këto organizata.

“Kush i financon këto organizata që duan të kontrollojnë aksesin tuaj në informacion? Le të hetojmë…”– shkruan ai.

Në një postim të mëvonshëm ai shton “rrezet e diellit janë dezinfektuesi më i mirë”, duke lënë të kuptohet se transparenca dhe hapja, jo censurimi, janë gjithmonë më të mira.

Më pas në rubrikën e komenteve ku bashkëbisedoi me ndjekësit, mori sugjerime se ato financohen nga George Soros.

“Do e telefonoj dhe do flas”- iu përgjigj Musk njërit prej komentuesve.

Kështu Musk shënjestroi direkt Sorosin. Në një postim tjetër, i kërkoi atij që t’i dërgonte mesazh privat për të folur. 

“Soros më ço mesazh”- shkruan ai duke etiketuar fondacionin e tij.

MË TEPËR

Kryesore15 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore21 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal2 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar2 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike2 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske2 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar2 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar2 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar2 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook