Lidhu me ne

Aktualitet

“Më 30 prill partia erdhi më e bashkuar se asnjëherë”, Berisha: 40 mijë anëtarë aktivë janë një ushtri madhështore

Berisha (2)

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në një bashkëbisedim me gazetarët se Partia Demokratike erdhi më 30 prill më e bashkuar se asnjëherë. Duke folur për Kuvendin Kombëtar të PD, Berisha tha se gjatë procesit të zgjedhjes së kryetarëve të degëve, kanë votuar rreth 41 mijë anëtarë. Sipas tij, ky është bashkimi më i madh rreth votës së lirë.

Ai theksoi se 40 mijë anëtarë aktivë janë një ushtri madhështore, e fuqishme, e pathyeshme, e pamposhtur dhe këto janë të gjitha të dokumentuara.

“Imagjinoni për një moment partinë karshi e cila në aspekt me votën ngjason me një strukturë të shpellave mafioze, ku nuk ekziston votë.

Përgjegjësi madhore e këtij procesi, dimension madhor i tij ishte bashkimi, zotimi ynë për një parti më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur. PD si e tillë nuk ka qenë ndonjëherë, nuk ka ardhur ndonjëherë në ndonjë Kuvend më e bashkuar se më 30 prill. Mos harroni vetëm në një moment, gjatë procesit të zgjedhjes së kryetarëve të degës, kanë votuar në qoftë se shtojmë dhe dy degët ku nuk është kryer procesi 41 mijë anëtarë. Kurrë në histori, në zgjedhje të tilla nuk ka pasur një pjesëmarrje të tillë. Për ata që e dinë se çfarë është bashkimi, ky është bashkimi më i madh rreth votës së lirë. 40 mijë anëtarë aktivë janë një ushtri madhështore, e fuqishme, e pathyeshme, e pamposhtur dhe këto janë të gjitha të dokumentuara.

Partia erdhi më 30 prill më e bashkuar se asnjëherë. Me qindra dhe mijëra anëtarë, por edhe drejtues të saj që para 6 marsit nuk ishin në një pozicion me shumicën u bashkuan në këtë proces. Në disa degë ish-kryetarët u rikonfirmuan kryetarë.


Ka akoma disa grupe të vogla, por shumë të vogla të cilët jam i bindur dora-dorës do bashkohen. Pra thirrja e bashkimit rreth votës së lirë funksionoi. Nuk ka bashkim më të ndershëm, më demokratik se sa ky. Funksionoi përkundër një miliardë sulmesh, shpifjes të trilluara kundër PD-së. Funksionoi jashtë të gjitha parashikimeve”, tha Berisha.

Ai pranoi se në Kuvend mungonin një numër i caktuar deputetësh të PD-së, por shprehu besimin se në tërësi deputetët e PD-së do t’i bashkohen shumicës. “Përsëri vendi i tyre është në PD dhe ata janë deputetë të kësaj partie. Natyrisht nuk mundej kurrë, nuk mundet kurrë që një deputet, dy deputetë, por edhe askush të mund të mbajë peng me platforma të marra në zyrat e qeverisë një forcë politike opozitare.

Deputetët, për ata të cilët duan të analizojnë në mënyrë objektive në parlament dhe në shumicë janë përfaqësues të shumicës dhe popullit opozitar që i ka votuar. Në këtë kontekst vendi i tyre është me shumicën, me shumicën dhe vetëm me shumicën. Sot për çdo njeri, për çdo demokrat, por edhe për çdo kundërshtar, shumica, 6 marsi, ka meritën e përcaktimit të shumicës.

Jo në një sondazh, por dal vivo në shoqërinë shqiptare.

Unë kam besim se në tërësi deputetët e PD-së do t’i bashkohen shumicës. Nuk mund të them se çdonjëri prej tyre, por në tërësi shpreh bindjen më të madhe se pas Kuvendit dhe shumica dërrmuese e tyre do t’i bashkohen PD-së. Pra, në këtë aspekt Kuvendi ishte Kuvendi i bashkimit të PD-së

Pse nuk u shty Kuvendi?

Nuk pranonte shumica, edhe pakica madje, ajo votoi. Në një hark të shkurtër kohor shoqëria shqiptare pa dy Kuvende. Ndoqi Kuvendin e partisë qeverisëse. Po ta krahasoni me Kuvendin e 30 prillit ngjiste si një Kuvend i Koza Nostrës me drogën si kurorë e narko-shtetit. T’ia kishte shkruar presidenti i kosa Nostrës atë fjalim nuk do ia shkruante ndryshe. Çështja e dytë madhore e Kongresit të tyre ishin hanxharë, shpalli SPAK-un si hanxhar të partisë. Ju jeni të rinj, por ju garantoj se një trajtim të tillë të prokurorisë nuk ia bënte as edhe Enver Hoxha. Kurse në Kuvendin e demokratëve ju patët rastin të dëgjohet të flitet për lirinë, votën e lirë. Si forcë politike konservatore jemi forcë e interesit kombëtar. Denoncuam nismën e Beogradit Ballkani i Hapur që vendoste influencën ruse në Ballkan. U shprehëm se jemi vetëm për Procesin e Berlinit. Kuvendi vendosi që rikthimi i votës për Diasporën dhe emigracionin është kusht për zgjedhjet në Shqipëri. Shqipëria është vend i vetëm në Europë që nuk lejon emigrantët që të votojnë.”, tha Berisha.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook