Kryesore
Berisha: Ne sollëm votën e lirë në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha e kishin përzënë atë
Në një dalje për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se vota e lirë ishte premtimi më solemn që iu bë demokratëve shqiptare dhe që sipas tij është mbajtur.
Berisha tha se ai tashmë ka sjellë votën e lirë në vend, ndërsa Edi Rama dhe Lulzim Basha e kishin përjashtuar atë nga Shqipëria.
Berisha: Vota e lirë ishte premtimi më solemn që u bëmë demokratëve shqiptare në fillim dhe në mënyrë të përsëritur. Në sollën në Shqipëri votën e lirë dhe ndërkohë Edi Rama dhe Lulzim Basha e përzunë atë nga Shqipëria. Ne do ta rikthejmë atë.
Në të gjithë këtë proces ka pasur dominim vota e lirë. Ju e keni ndjekur atë. Nuk ka një rast të vetëm ku nuk ka qenë i drejtë numërimi i tyre apo ka pasur presion nga sipër. Kjo është përmbushja e një zotimi themelor për PD-në dhe shoqërinë shqiptare. Në këtë proces shumëmujor është votuar dhe kanë garuar qindra kandidatura.