Kryesore
Rama, Basha, Bardhi, Alibeaj dhe Tabaku projekt për të vrarë demokracinë
Për çfarë bëhet fjalë ?
Zbulohet një draftmarrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, për Reformën Zgjedhore.
Në Çim Peka Live në Syri TV u zbuluan detaje nga kjo marrëveshje.
Pika kryesore që bie në sy është ndryshimi i sistemit zgjedhor nga sistem proporcional rajonal, në proporcional kombëtar.
Gjithashtu një tjetër pikë është ajo e sistemit të primit me +10 deputetë. Forca politike që del e para në zgjedhje, merr edhe 10 deputetë më shumë.
Sipas këtij drafti, pragu i hyrjes në Kuvend për forcën politike është 3% dhe për koalicionin, 5%.
Sa i takon listës së kandidatëve, kjo draftmarrëveshje parashikon që listat të jenë të hapura dhe kandidati që merr një votë më shumë hyn në Parlament.