Lidhu me ne

Mix

Këshilla për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Konsumoni mëngjesin: Metabolizmi juaj ngadalësohet çdo dekadë me 2%, kështu që ngrënia e mëngjesit çdo ditë është thelbësore. Ushqimi në fillim të ditës funksionon së bashku me metabolizmin tuaj, i cili është në kulmin e tij në mëngjes. Studimet kanë treguar se gratë që hanë mëngjes humbasin më shumë peshë dhe mbajnë kete ulje te kilogramëve në mënyrë më efektive.

Stërvitja: Vetëm 30 minuta në ditë dhe e ndihmoni shumë metabolizmin tuaj. Ju nuk keni nevojë të shkoni në palestër, por vetëm disa ushtrime të thjeshta në shtëpi, të cilat ju ndihmojnë të ruani ekulibrin.

Merrni kalcium dhe vitaminë D: Ruajtja e eshtrave të fortë nuk ka qenë kurrë më thelbësore, kështu jepni atyre një nxitje me kalcium dhe vitaminë D, të cilat mund t’i merrni natyrshëm nga ushqime si qumështi dhe salmoni. Ekspertët rekomandojnë që gratë mbi të dyzetat të kenë 100 mg kalcium dhe 1000 IU të vitaminës D çdo ditë, nëse është e nevojshme edhe më shumë.

Menaxhoni stresin tuaj: Nëse jeni në një punë, si edhe kujdeseni për familjen, stresi mund të shkaktojë ndryshime jo të shëndetshme në trup, siç është rritja e presionit të gjakut, ulja e dëshirës seksuale dhe vdekja më e shpejtë e qelizave duke penguar punen natyrale të zemrës. E gjithë kjo sjellë plakje më të shpejtë, kështu që të mbani një rrahje të shëndetshme të zemrës, përpiquni të merrni frymë me hundë sa herë jeni nën presion. Kjo do të aktivizojë nervin vagus, i cili shkon nga truri në legen, duke relaksuar zemrën, muskujt dhe enët e gjakut.

Hani proteina për të nxitur gjendjen shpirtërore dhe trurin: Nëse jeni të prirur ndaj humori jo te mire , provoni të merrni proteina. Ushqimi me aminoacide nevojitet dy herë në ditë për të rritur nivelin e neurotransmetuesëve të ngritjes së humorit në tru dhe nga ana tjetër mund të ndihmojnë me simptomat e depresionit dhe kujtesës së dobët. Ushqime si peshku dhe veza janë të shkëlqyera për të marrë proteina.

Bëni një lëvizje të re: Provoni diçka të re me partnerin tuaj, si për shembull të mësoni një kërcim të ri apo të argëtoheni në festat e plazhit.

 Dilni me miqtë: Sigurohuni që të vazhdoni të flisni me miqtë, jo vetëm virtualisht. Jo vetëm relaksimi me ta zvogëlon stresin dhe rrit vetëvlerësimin, por një jetë e mirë shoqërore nënkupton më pak rrezik për diabet apo për sëmundjet e zemrës.

Programoni kontrolle mjekësore: Mbas te dyzetave kontrollet shëndetësore me të vërtetë fillojnë të kene rendesi. Bëni kontrolle thelbësore të tilla si: test të shikimit, mamografi, kolesterol, tiroide, egzaminim të qafës së mitrës etj.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Mix3 orë më herët

Çfarë duhet të hani në mëngjes që të jeni energjikë gjatë ditës!

Për një mëngjes të shëndetshëm që ndihmon trupin dhe trurin të funksionojë mirë gjatë ditës, është e rëndësishme të përfshihen...

Mix3 orë më herët

3 shenjat më të pavendosura të horoskopit. Shiko a je dhe ti në listë?

Disa njerëz marrin vendime shpejt dhe me siguri. Të tjerët… e mendojnë një herë. Pastaj një herë tjetër. Pastaj prapë....

Facebook