Temporal
Fëmijë kosovarë që kishin dëshmuar vrasjen e babait të tyre
Fëmijë kosovarë që sapo kishin kaluar kufirin për në Shqipëri, pasi kishin dëshmuar vrasjen e babait të tyre pak orë më parë në fshatin Mejë.
Forcat sërbe e jugosllave rrëmbyen afro 300 burra në Mejë e më pas i ekzekutuan, kurse gratë, të moshuarit dhe fëmijët, pasi ua konfiskuan dokumentet identifikuese, paratë dhe arin, i dëbuan për në Shqipëri.
Në tërësi, në këtë operacion që u quajt ‘Reka’, u ekzekutuan 376 civilë shqiptarë, gati të gjithë meshkuj të moshës 16-65 vjeç, shumica dërrmuese e të cilëve u gjetën pas disa viteve në varrezat masive në Batajnicë, afër Beogradit.