Lidhu me ne

Mix

Dehidratimi/ Ja shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dehidrimi është një gjendje e cila krijohet pasi trupi të ketë humbur më shumë ujë sesa ka konsumuar. Konsideruar ndryshe si ndryshim i nivelit të kripës dhe sheqerit në gjak, që rrjedhimisht ndikon në funksionet e tjera të trupit. Çdo qelizë, ind dhe organ në trup varet nga uji.

Uji ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve të trupit. Rregullon dhe ruan temperaturën e trupit. Lubrifikon nyjet dhe sytë tuaj. Ai mbron indet, shtyllën kurrizore dhe nyjet tuaja. Ndihmon trupin tuaj që të largojë mbeturinat dhe toksinat. Ndihmon tretjen. Ndihmon në kontrollin e marrjes së kalorive. Ndihmon lëkurën tuaj të duket e bukur dhe rinore.

Të qenit i dehidratuar nuk ju bën vetëm të ndjeheni të etur, ajo gjithashtu mund të ketë një ndikim të madh në mënyrën se si funksionon i gjithë trupi juaj. Ja çfarë duhet të dini

Simptomat e dehidrimit dallojnë në varësi të nivelit të tij. Sa më shumë që të rritet niveli i humbjes së ujit, paraqiten edhe më shumë shenja dhe simptoma, siç janë:

Dhimbje koke dhe ndjeshmëri: janë disa nga shenjat e mundshme që tregojnë se trupit tuaj i mungon uji. Kjo shkakton dhimbje koke të bezdisshme, si dhe migrenë. Për më tepër, dehidratimi redukton qarkullimin e oksigjenit dhe gjakut në tru. Kur vuani nga dhimbjet e kokës, pini ujë.

Përqendrim i dobët: Mungesa e ujit në tru mund të ndikojë në vendimmarrjen tuaj, kujtesën dhe gjendjen shpirtërore. Dehidratimi madje mund të shkaktojë simptoma të mjegullimit të trurit, të tilla si harresë dhe vështirësi për t’u fokusuar, menduar dhe komunikuar.

Aromë nga goja dhe gojë e thatë: Aroma e keqe nga goja është një tjetër shenjë që trupi tuaj i mungon uji. Për shkak të mungesës së ujit, trupi juaj prodhon më pak pështymë, e cila përmban veti antibakteriale. Kjo çon në një rritje të tepërt të baktereve në gojë, duke shkaktuar erën e keqe. Së bashku me aromën e keqe, mund të keni një gojë të thatë. Uji punon si një lubrifikant, i cili mban membranat e mukozës në fyt të lagura, duke parandaluar kështu tharjen e gojës.

Lodhja: Nëse ndiheni të lodhur dhe të fjetur, mund të jetë për shkak se trupi juaj është dehidratuar. Mungesa e ujit shkakton presion të ulët të gjakut dhe furnizim joadekuat të oksigjenit në të gjithë trupin, përfshirë edhe trurin. Mungesa e oksigjenit shkakton përgjumje, lodhje dhe një ndjenjë letargjike. Për më tepër, kur je i dehidratuar, trupi duhet të punojë shumë më tepër për të siguruar qarkullimin e duhur të gjakut, transportimin e ushqyesve dhe madje edhe frymëmarrjen./ shendeti.com.al

/ Prevention

MË TEPËR

Kioske1 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske1 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix1 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix1 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar1 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix1 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske1 ditë më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet1 ditë më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore1 ditë më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Facebook