Mix
Rikthehet Dirty Dancing me Jennifer Grey protagoniste

Lajm i mrekullueshëm për nostalgjikët e viteve ’80: Dirty Dancing është rikthyer! Kanë kaluar 35 vjet që kur filmi origjinal u shfaq në ekranin e madh dhe tani është duke u përgatitur një vazhdim i tij.

Jennifer Grey – e cila luajti Frances ‘Baby’ Houseman në klasikun kult – do të jetë sërish protagoniste në filmin e ri.

Por ajo nuk do të shoqërohet nga mësuesi i saj i madh i dashurisë dhe kërcimit Johnny Castle, i luajtur nga aktori Patrick Swayze, i cili u nda nga jeta në vitin 2009 për shkak të kancerit në pankreas.