Radar
Gaz Bardhit nuk i pëlqen Kuvendi i PD: Paskan qëllim riciklimin…

Gaz Bardhit nuk i ka pëlqyer Kuvendi i PD dhe ka bërë një status ironizues, ku thotë se qëllimi nuk është rithemelimi por riciklimi.
“Nuk paskan pasur qëllim ‘rithemelimin’, por RICIKLIMIN! Përpara në çlirimin e Shtëpisë së Bardhë nga Presidenti Biden”, shkruan Bardhi në Twitter.
Në Kuvendin e organizuar nga Berisha janë rikthyer ish-themelues të PD e bashkëpunëtorë të ngushtë të dikurshëm të tij, mes të cilëve edhe Jozefina Topalli.