Mix
Publikuan fotografi nga kujtimet e hershme familjare, zbulohet lidhja mes Armina Mevlanit dhe Bieta Sulos!

Blogerja e njohur Armina Mevlani është shumë aktive në rrjetin e saj social Instagram, dhe së fundmi ajo është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të saj nga e kaluara.

Vëmendje të madhe ka marrë fotografia që ajo ka publikuar me moderatoren e njohur Bieta Sulon. Ato shihet se janë të vogël dhe duken shumë ndryshe teksa pozojnë ulur në një tryezë.

Armina përkrah fotografisë nuk zbuloi detaje, ndërkohë që Bieta teksa e shpërndau në rrjetin e saj social shkroi, “Uau ku e paske gjetur? Kujtime të hershme familjare”.

Kjo ngjalli kërshëri të madhe te ndjekësit për lidhjen që ekziston mes tyre pasi ato prej vitesh janë pjesë e medias, por deri më tani nuk dihej asgjë në lidhje me raportin e tyre familjar.

Burime pranë revistës “Who” bëjnë me dije se tezja e Arminës është nusja e xhaxhait të Bieta Sulos.
