Lidhu me ne

Mix

Si të heqim tatuazhet ? Shpiket metoda pa dhimbje për të hequr tatuazhet

Shpiket metoda pa dhimbje për të hequr tatuazhet

Një student i Mjekësisë në Kanada ka shpikur një krem, i cili do të bëjë revolucion për sa i përket heqjes së tatuazheve pa dhimbje. Ai është në përfundim e sipër të një kremi i cili do t’u vijë në ndihmë të gjithë atyre të cilët duan të heqin tatuazhet, pa shumë shpenzim

Në cilin vend të trupit mund ta bëjë, të dukshëm apo të fshehtë? Bardhezi apo me ngjyra? Çfarë dizenjo do të ishte më e bukur? Por sidomos pyetja më e rëndësishme është: si mund ta heq tatuazhin nëse nuk më pëlqen më? Këto janë pyetjet më të zakonshme që zakonisht bëhen nga çdokush përpara se të bëjë një tatuazh. Në fakt, ajo e heqjes së tatuazhit është sigurisht më e vështira, sepse boja mund të mbesë përgjithmonë në lëkurë. Por më në fund një student shkencëtar ka gjetur një mënyrë pa dhimbje për të hequr tatuazhet të cilat mund të mbesin për të gjithë jetën në trupat njerëzorë: me qëllim për të zëvendësuar lazerin e urryer ka krijuar një krem i cili do të mund të eliminojë totalisht tatuazhet e padëshiruara.

Tatuazhet janë kthyer tashmë në një lloj arti shumë të përhapur. Ata që janë profesionistë në këtë drejtim po shtohen gjithnjë e më shumë, ndërsa këtë art e kanë një punë të përditshme. Tatuazhet tashmë vlerësohen si nga ata që dëshirojnë një në lëkurën e tyre si nga profesionistët e dizenjove. Por gjithsesi, ndjenja e pendesës, herët a vonë, i kap të gjithë.

Por me recetën e re të një kremi i cili mund të heqë çdo lloj boje tatuazhi më në fund çdokush mund të bëjë një tatuazh pa u menduar dy herë. Patenta e këtij produkti është e një studiuesi 27-vjeçar, student i departamentit të patologjisë së një universiteti kanadez.

Por si do të funksionojë metoda për të hequr tatuazhet?

Një tatuazh para së gjithash është rezultati i përgjigjes imunitare që trupi gjeneron prej stimulimit nga injektimi i bojës.

Lëkura është në gjendje që të mbajë bojën falë veprimit të qelizave të quajtura makrofage, të ashtuquajtura “thithëse” të trupit njerëzor, sepse thithin gjithçka. Në rastin e një tatuazhi, makrofaget konsumojnë shumë bojë duke qëndruar në sipërfaqen e lëkurës, duke formuar një tatuazh të vërtetë.

Shpikja e studiuesit konsiston në një krem që operon në mënyrë të kundërt. Substanca do të jetë në gjende që të stimulojë urinë e llojeve të tjera të makrofageve, në mënyrë që mund të absorbojnë bojën dhe ta transportojnë larg nga sipërfaqja e dukshme e lëkurës. Një sistem që do të shmangte injeksione të tjera të dhimbshme dhe inflamacionin, sepse tatuazhi më pas do të venitet vetvetiu.

Studiuesi po merret ende me shpikjen e tij, për të cilën po kërkon ende fonde dhe për momentin nuk është në gjendje që të konfirmojë me siguri sesa seanca janë të mjaftueshme për të hequr plotësisht një tatuazh, por sigurisht që çmimi do të jetë ekonomik. Për shembull, një tatuazh me sipërfaqe 10 centimetra katrorë do të kushtojë përafërsisht 5$, përkundër një trajtimi me lazer që mund të kushtojë edhe qindra dollarë.

Ndër të tjera, shpikësi do të deklarojë publikisht se heqja e tatuazheve të padëshirueshëm me krem është një procedurë e sigurt: ndërkohë që lazeri djeg lëkurën, duke shkaktuar flluska e më pas plagë e shenja të dallueshme, krijuesi i kremit magjik ka siguruar se trajtimi që ka ideuar me ekipin e tij nuk do të shkaktojë asnjë inflamacion ose pasojë estetike.

Deri më tani, pas testeve të kryera, kremi ka rezultuar tepër efikas. Ndërkohë ajo gjë që i ka bërë përshtypje komisionit universitar, është tregtueshmëria e idesë së tij për jetën reale. Ata që do të përfitojnë menjëherë do të jenë padyshim ata të cilët kanë bërë tatuazh dhe më pas janë penduar.

Përllogaritet që gjatë një tatuazhi lëkura shpohet nga 50 deri në 3 000 herë në minutë. Statistikat tregojnë se 15% e të rriturve dhe 30% e të rinjve kanë të paktën një tatuazh. Në SHBA, janë rreth 40% të të rriturve me të paktën nga një tatuazh. Në vitin 2012, numri i vajzave që bënë tatuazhe e kaloi atë të djemve.

Disa studime tregojnë se rreth 30% e personave që kanë tatuazhe kanë menduar t?i heqin. Por kjo është një ndërhyrje e dhimbshme, që kryhet me lazer dhe nuk garanton efikasitet mbi të gjitha ngjyrat. Bluja dhe e zeza janë më të lehta për t?u hequr, ndërsa e kuqja, e gjelbra dhe e bardha, më të vështira.

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix3 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar3 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix3 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix3 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix3 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix3 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike3 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport3 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix3 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook