Lidhu me ne

Kioske

Kush janë ata që pyesin Berishën ‘hë, e mund dot Ramën?!”

Ata që e bëjnë prej muajsh dhe tani këtë pyetje, duket se nuk janë më shumë se dëshmitarë të dëshirës që ai të mos e mundë kurrë.

Kush janë ata që pyesin Berishën ‘hë, e mund dot

Alfred Lela

Sali Berisha, dhe ata që ndajnë me të idenë se opozita duhet bërë më e fortë, janë vazhdimisht nën trusninë që del nga një aks dysh: e mund dot “Amerikën” dhe, e mund dot Edi Ramën?!

Ky editorial do të rreket të trajtojë këtë të dytën, për t’u ndalur në një sprovë të mëvonëshme te e para. Të mundësh Ramën është, sigurisht, kërkesë dhe ekzigjencë e fashave elektorale ku përfshihet edhe Berisha me Partinë Demokratike, por ku nuk janë të vetmit.

Ka shumë grupe shoqërore që e shohin si të pashëndetshme për Shqipërinë zgjatjen e së majtës në kanapenë e mandateve të pushtetit.

Ka kritikë të Ramës dhe të Berishës që bëjnë pjesë këtu, por pjesa më e madhe, duhet thënë, vjen nga e majta apo që ka lidhje, në një mënyrë a tjetër, me pushtetin.

Fut këtu edhe anti-berishistët klasikë, ndaj të cilëve Doktori mund të reagonte me thënien e Xhulio Andreotit ‘më fajësojnë për çdo gjë që nga Luftërat Punike’.

Në këtë rrafsh, pyetja ngulmuese “e mund dot Ramën?’ është e pandershme, si intelektualisht, ashtu dhe logjikisht.

Intelektualisht sepse, ata që e bëjnë janë, që prej shtatorit, në një luftë të hapur politike dhe ligjërimore me Sali Berishën.

Të njëjtët na thonin me thonjtë në fyt të fjalëve se Berisha nuk ka shans të fitojë; askush në Shqipëri (as botë) që del kundra “Amerikës| nuk mund të validohet elektoralisht; po fitoi Berisha më 6 mars do të bëj këtë e atë, e të tjera, e të tjera.

Ç’ka ndodhi është se Berisha fitoi duke i mundur, si ata që e kundërshtonin politikisht brenda partise, ashtu edhe atë pjesë të komentariatit që vinte baste për 6 marsin, ku fitonte skuadra e shtëpisë së blinduar dhe jo underdog-u i Shtëpisë së Lirisë.

Por nuk është te pozicionimi ku gjendet pandershmëria intelektuale. Sekush ka të drejtë të mbajë anë dhe të argumentojë se pse është kundër këtij apo atij.

Shmangia fillon kur ata e heqin veten nga beteja dhe bëjnë sikur nuk kishin gisht e as punë në të. Duke mos dashur të pranojnë se Berisha i mundi, kjo pjesë e politikës apo komentariatit politik, shpikin shpejt e shpejt një kundërshtar në formën e Goliatit, që është Edi Rama. Hë, David e mund dot Goliatin? pyesin ata si një tufë hirëzinjsh.

Harrojnë të thonë se, edhe besimi që kishin te Goliati tjetër “ambasadorja Kim” u ra po më 6 mars. Dalldia e tyre kur ambasadorja bëri statusin e famshëm me thirrjen që të votonin për kandidatët e Bashës, nuk u dëgjua në publik.  

Ata që ndërtuan konstruktin humbës të Berishës më 6 mars, harrojnë logjikën e më kryesores. Deri në atë datë ish-kryeministri ishte i zënë në luftën me ta. Në të cilën provoi me aksion politik se e ka ai shumicën e mbështetjes në PD. Tani në rrugën e liderit të demokratëve qëndron beteja tjetër, që është vënia e rregullit në shtëpi, rindërtimi i konstruktit të lidershipit të ri të PD, që nga degët e rretheve e deri te organet qendrore.

Hapi i tretë, nuk ka si të jetë tjetër veç hapjes dhe shtrirjes në shoqëri. Berishës i duhet që, literalisht, t’a hapë Partinë Demokratike, edhe fizikisht, duke e futur atë në qytet dhe qytetin në të.

Sali Berisha ka lënë një parti të demoralizuar nga humbja dhe të konsumuar nga pushteti në 2013. Para pak javësh mori një parti të rënë dhe komatoze.

Do të vijë edhe koha e vërtetë e debatit ‘a e mund dot Ramën?’. Ata që e bëjnë prej muajsh dhe tani këtë pyetje, duket se nuk janë më shumë se dëshmitarë të dëshirës që ai të mos e mundë kurrë.

MË TEPËR

Kryesore55 minuta më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix1 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet20 orë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix21 orë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix21 orë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske21 orë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Kryesore21 orë më herët

“PS është dukshëm përpara”, Blendi Fevziu bën parashkimin për zgjedhjet e 11 majit

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV komentoi situatën parazgjedhore në vend, diasporën dhe partitë...

Radar2 ditë më herët

TIRANA 2030/ Projektet arkitekturore që do të transformojnë kryeqytetin shqiptar (FOTO)

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, po kalon një transformim të jashtëzakonshëm të nxitur nga një vizion ambicioz për të ardhmen e...

Mix5 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix5 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Facebook