Lidhu me ne

Mix

10 shenjat që vërtetojnë se mund të jeni më të zgjuar se njerëzit e tjerë


Ndoshta secili prej nesh e ka kapur veten duke menduar se kemi një intelekt mjaft të lartë. Një ide gjeniale e papritur ose një supozim i drejtë, shpesh na jep një ndjenjë kënaqësie të thellë.
 
Janë 10 shenja të papritura që zbulojnë ‘gjeniun e fshehur’ tek një person:
 
1. Ndjenja e shpeshtë e mërzisë 

Njerëzit inteligjentë gjithmonë ndihen të mërzitur kur bëjnë gjëra rutinë. Kjo lidhet me faktin se duke pasur shumë njohuri dhe aftësi, njerëzit me një intelekt më të zhvilluar nuk mund ta përfshijnë të gjithë potencialin e tyre kur kryejnë detyra të zakonshme.
 
2. Tendenca për t’u ndjerë më të rinj se mosha e tyre reale 

Këtu është një fakt interesant që vlen të përmendet: njerëzit shumë intelektualë ndihen më të rinj. Për më tepër, sa më i lartë të jetë niveli ynë i inteligjencës në adoleshencë, aq më shumë ka gjasa të ndiheni më të rinj në pleqëri.
 
3. Krizat e shpeshta ekzistenciale
 
Njerëzit e talentuar shpesh ankohen për krizat ekzistenciale në jetën e tyre. Eshtë jashtëzakonisht e rëndësishme që këta individë të gjejnë misionin dhe qëllimin e tyre, përndryshe, problemet psikologjike mund të zhvillohen.
 
4. Vështirësitë në ndërtimin e marrëdhënieve romantike


Njerëzit inteligjentë nuk bëhen gjithmonë objekt i admirimit të të gjithëve. Hulumtimet tregojnë se njerëzit me IQ mbi 120, shpesh mund ta gjejnë veten të vetmuar dhe ata preferojnë partnerë me rezultate më të ulëta të IQ.

5. Zakoni i kafshimit të thonjve 

Rezulton se është më e vështirë për njerëzit inteligjentë të heqin qafe zakonet e këqija sesa për njerëzit e tjerë. Zakoni për të kafshuar thonjtë nuk tregon vetëm se ekziston një nivel i lartë i stresit në jetën e një personi, por gjithashtu i përshkruan ata si perfeksionistë që përpiqen të përmbushin detyrat e përcaktuara sa më shpejt që të jetë e mundur.
 
6. Harresa
 
Edhe të zgjuarit kanë papërsosmëritë e tyre. Mendjet më të ndritura të planetit tonë priren të punojnë me idetë e tyre aq shumë sa që ata harrojnë plotësisht të bëjnë detyrat e përditshme.
 
7. Aftësia për të zgjidhur çështjet në një mënyrë origjinale
 
“Ju duhet t’i kuptoni gjërat në mënyrë që të shpikni përtej tyre,” tha miliarderi i famshëm Bill Gates. Kjo frazë jep sugjerime se si funksionon mendja jonë – për t’u bërë krijues, duhet të kuptoni thelbin e gjërave përreth jush.
 
8. Të jesh shpesh vonë

Njerëzit të cilët vështirë se mund t’i përfundojnë planet e tyre deri në datën e caktuar, janë të prirur për të qenë më krijues dhe janë mjaft optimistë në përgjithësi.
 
9. Aftësia për t’i thënë jo vetes dhe impulseve tuaja 

Rezulton se durimi nuk është një tipar i thjeshtë pozitiv, por edhe një tregues i zhvillimit intelektual. Shkencëtarët besojnë se njerëzit që janë në gjendje të peshojnë me kujdes opsionet dhe janë në gjendje t’i rezistojnë dëshirave impulsive demonstrojnë rezultate më të mira kur testojnë nivelin e tyre të inteligjencës.
 
10. Refuzimi për ta konsideruar veten të zgjuar
 
Ekziston diçka që në psikologji quhet efekti Dunning -Kruger, i cili thotë se njerëzit më pak kompetentë zakonisht kanë tendencë të mbivlerësojnë aftësitë e tyre intelektuale. Njerëzit me të vërtetë të kualifikuar, shpesh nuk i perceptojnë aftësitë e tyre në mënyrë adekuate dhe nënvlerësojnë nivelin e tyre të vërtetë të njohurive.

MË TEPËR

Kioske7 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix7 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore8 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar9 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix10 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar10 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar12 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix12 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore13 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix13 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook