Lidhu me ne

Mix

Teshtima / A e dini arsyen përse teshtini shumë herë radhazi?

nga AgroWeb

Nëse jeni të ekspozuar ndaj një alergjeni në mënyrë të vazhdueshme, sulmet do të jenë më të shpeshta. Foto:Flickr

Teshtimat janë metoda e trupit për nxjerrjen e irrituesve si pluhuri, poleni ose mikrobet nga hunda dhe fyti.

Trurit i dërgohet një mesazh për të laguar këta irritues sa më shpejt të jetë e mundur.

Sinjalet shkojnë tek muskujt në gjoks, bark, kordat vokale dhe pjesën e pasme të fytit, duke “u thënë” atyre që të punojnë së bashku për të dëbuar irrituesit nga rrugët tuaja të frymëmarrjes.

Refleksi i teshtimës e dëbon ajrin nga hunda me një shpejtësi rreth 150 kilometër në orë. Në këtë mënyrë, vetëm një tështimë mund të nxjerrë 100.000 mikrobe në ajër. 

Kjo është arsyeja pse teshtimat përhapin kaq shpejt mikrobet në ajër dhe pse është kaq e rëndësishme të mbuloni gojën me një pecetë kur teshtini.

Çfarë e shkakton teshtitjen?

Disa njerëz teshtijnë vetëm një ose dy herë, ndërsa të tjerë disa herë radhazi.

Nëse teshtitja e parë nuk ishte mjaftueshëm e fuqishme për të hequr qafe këta irritues, trupi do t’ju bëjë të teshtini disa herë radhazi derisa t’i dëboni ata jashtë.

Teshtitjet e shumta në përgjithësi nuk janë shkak për shqetësim, por nëse ju duket sikur po teshtitni pa pushim, shkaku mund të jetë alergjia.

Nëse jeni të ekspozuar ndaj një alergjeni në mënyrë të vazhdueshme, sulmet do të jenë më të shpeshta.

A mund t’i ndaloni sulmet e teshtitjes?

Teshtimat e pafundme mund të jenë të bezdisshme veçanërisht në mjediset sociale por a ka ndonjë gjë që mund të bëni për t’i ndaluar ato?

Mos e mbani teshtimën

Disa njerëz mund të frenojnë teshtitjen duke shtrënguar hundën, por kjo nuk është një ide e mirë.

Duke e mbajtur teshtimën mund të çojë në rritje të presionit në zgavrën e hundës, mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes.

Kjo gjë mund të dëmtojë enët e gjakut tek sytë, hunda ose tek daullet e veshit.

Gjithashtu mbajtja e teshtimës rrit mundësinë që bakteret ose virusi t’ju sëmurë.

Dhe nëse vuani nga probleme të caktuara shëndetësore mund të përjetoni edhe efekte anësore më serioze.

Për shembull ata me presion të lartë të gjakut mund të përjetojnë gjakderdhje nga hundët dhe ata me emfizemë mund të zhvillojnë edhe pneumotoraks, një gjendje kërcënuese për jetën ku ajri bllokohet midis shtresave të mushkërive.

Shmangni irrituesit

Ju mund të jeni në gjendje të zvogëloni sulmet e teshtitjes duke adresuar ditur dhe shmangur shkakun.

Nëse vëreni se aroma të caktuara, ushqime ose ajri i thatë shkakton teshtitjen tuaj, shmangia e këtyre irrituesëve mund të ndihmojë.

Trajtoni alergjitë

Nëse dyshoni se teshtitjet tuaja lidhen me alergjinë, lini një takim me një alergolog.

Ai mund t’ju ndihmojnë të identifikoni irrituesit tuaj, t’ju rekomandojë medikamente dhe ndryshime në stilin e jetës për të vënë nën kontroll simptomat tuaja. /AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix3 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix3 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix3 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix3 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal3 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix3 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook