Lidhu me ne

Aktualitet

Shqipëria e €dit dhe miqve të tij!

Plazhi i Gjeneralit - The General Beach, Kavaje District, Albania - video  Dailymotion

Qeveria vijon tjetërsimin masiv të pronave publike në zonat më të lakmuara të bregdetit për llogari të biznesve afër saj duke përdorur ligjin kontrovers të investimeve strategjike.

Këtë herë kthetrat e grabitjes kanë rënë mbi Plazhin e Gjeneralit, një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar.

Përmes një vendimi në Komitetin e Investimeve Strategjike, qeveria ka vendosur t’i japë falas 635 mijë metër katrorë tokë publike, praktikisht të gjithë atë që njihet si Plazhi i Gjeneralit një kompanie private të quajtur Mediterranean Wave.

Kjo është një kompani e krijuar vitin e kaluar dhe zotërohet 100 për qind nga Shijaku shpk e Shpëtim Shijakut.

Mbi pronën e falur shtetërore kompania do të investojë sipas saj 50 milionë euro për të ndërtuar një resort turistik.

Sipas vendimit, resorti do të ketë në përbërje hotele, vila (fshat turistik), shërbime të hotelerisë, parqe, hapësira për aktivitete dhe sistemime të vijës bregdetare.

Por favoret nuk përfundojnë vetëm me faljen tokës në bregdetit.

Kompania ka marrë statusin e investitorit strategjik dhe përmes tij qeveria i ka dhënë asaj edhe të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit të plazhit ranor për 30 vjet.

Paralelisht shteti ka marrë përsipër të ndërtojë të gjithë infrastrukturën rrugore, ujësjellësin, impiantin e ujërave të zeza si dhe nënstacionin e energjisë elektrike.

Të gjitha këto vepra që do të shërbejnë ekskluzivisht vetëm për resortin dhe të pasurit që do të blejnë vila aty do të ndërtohen me paratë e qytetarëve.

Ky është një vendim, ku me një të rënë të lapsit i fallen një kompanie private minimalisht 60 milionë euro prona publike.

Por privatizimi falas i Plazhit të Gjeneralit nuk është prona e parë publike që i jepet kompanisë Shijaku.

Dy vjet më parë qeveria i dha asaj po falas, kundrejt çmimit simbolik 1 euro edhe 140 mijë metër katrorë tokë publike, pjesë e vendkomandës qendrore të Ushtrisë në zonën e Saukut.

Ndërsa vetëm pak muaj më parë, kjo kompani arriti të marrë lejen për të çmontuar Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, që ndryshe njihet si Uzina e ARMO-s.

E klasifikuar si sektor Strategjik, legjislacioni në fuqi e ndalonte në mënyrë kategorike falimentimin apo çmontimin e ARMO-s.

Kjo ishte arsyeja se pse një numër i madh tentativash të mëparshme nga shumë kompani private për të çmontuar ARMO-n kishin dështuar.

Deri pak muaj më parë, kur kompania Shijaku arriti ta shtinte në dorë këtë pasuri dhe të siguronte lejen për çmontimin e saj duke e shitur për skrap.

Nga MCN TV: http://www.mcntv.al/…/afera-e-vititqeveria-i-fal…

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Dikur e konsideruar e shëmtuar, këtë vit çanta e Kaia Gerber po bën një rikthim

Bazuar në çantat e dorës që Kaia Gerber është fotografuar rregullisht duke mbajtur gjatë viteve, ajo duket se i qëndron...

Mix2 orë më herët

7 gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

Ndërmjetësuesit e divorceve kanë dëgjuar çdo justifikim dhe gënjeshtër që përdorin prindërit për t’u ndjerë më mirë për ndarjen e...

Mix2 orë më herët

Pentagoni ndalon libra, mes tyre njëri nga aktorja Julianne Moore

Ekziston edhe një histori për fëmijë e shkruar nga aktorja Julianne Moore në listën e hartuar nga Pentagoni i librave...

Mix2 orë më herët

Horoskopi ditor, për të gjitha shenjat e horoskopit

DashiSot do të ndihesh plot energji, por është e rëndësishme ta kanalizosh atë në mënyrë konstruktive. Në punë, fokusohu te...

Radar2 orë më herët

Donald Trump njofton shkarkimin e të gjithë prokurorëve të emëruar nga Biden

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të martën, më 18 shkurt, se kishte urdhëruar shkarkimin nga Departamenti i Drejtësisë të të gjithë prokurorëve...

Mix2 orë më herët

Si ndikon gjumi në imunitetin tuaj? – Këshillat që duhet të ndiqni

Deri më tani, ju e dini se gjumi është thelbësor për trupin tonë, ai ndikon në funksionimin e metabolizmit, trurit...

Radar3 orë më herët

Kryeministri e ironizon me “bufin e kënetës”, Berisha i përgjigjet me zogun “sqep këpucë”

Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po replikojnë në distancë mes tyre duke...

Radar3 orë më herët

Edona Llalloshi, surpriza e madhe e Albin Kurtit në Kosovë, merr afro 30 mijë vota në zgjedhje

Albin Kurti dhe Edona Llalloshi Kutitë e votimit vijojnë të numërohen në Kosovë, teksa sipas KQZ deri më tani janë...

Radar3 orë më herët

Primaret në Partinë Demokratike, 19 të vjetrit dalin direkt deputetë

Nga Olta Blaceri Mesnatën e së hënës ka përfunduar afati për dorëzimin e kandidaturave për procesin e primareve, proces i...

Mix21 orë më herët

Tom Cruise në një lidhje romantike me Ana De Armas?

Tom Cruise së fundmi ka nxitur thashethemet për lidhje me Ana de Armas pasi të dy u panë duke darkuar...

Facebook