Mix
Plot 17 tatuazhe në trup/ Dua Lipa zbulon më të veçantin
Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka plot 17 tatuazhe në trupin e saj, të cilat kanë një domethënie për të, por njëri prej tyre është më i veçanti për këngëtaren.
Në janar të vitit 2015, kur ishte 19 vjeç Dua gdhendi “Sunny Hill” në pjesën e brendshme të krahut të djathtë.
“Sunny Hill” që në shqip do të thotë “Kodra e Diellit”, një lagje në Prishtinë dhe ia ka kushtuar prindërve të saj që u rritën në këtë lagje.
“Është lagjja ku janë rritur prindërit e mi në Kosovë. ‘Sunny Hill’ u bë emri i fondacionit tonë dhe më pas emri i festivalit tonë. Ka një kuptim të veçantë për mua.”, ka thënë Dua.