Lidhu me ne

Radar

Neritan Sejamini: Vendimi i DASH për Berishën ishte politik, dështoi totalisht!

Neritan Sejamini: Vendimi i DASH për Berishën ishte politik,Neritan Sejamini në TPZ

Neritan Sejamini, ka folur për shpalljen non-grata të Sali Berishës nga DASH. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini tha se vendimi i DASH ishte politik, por sot, pas një viti, ky vendim ka dështuar dhe nuk ka përmbushur qëllimet që kishte DASH, të cilat sipas Sejaminit ishin inkurajimi i drejtësisë dhe çlirimi i opozitës nga Berisha. 

“Vendimi i DASH është vendim politik. Ndërmerret për të zbatuar politikën e jashtme të SHBA. Nuk është vendim drejtësie. Nëse Sekretari i Shtetit bie ndesh me një informacion, që një zyrtar është i korruptuar, mund t’i ndalojë hyrjen. Është mjet i DASH, që nuk jep viza. 

Në rastin e zotit Berisha, ka patur qëllim politik, për të ndihmuar drejtësinë për t’i dhënë kurajo dhe për të forcuar opozitën, me idenë që zoti Berisha mban peng opozitën. Këto dështuan, sepse politikisht ndodhi krejt e kundërta. Drejtësia shqiptare nuk ka bërë asgjë fare. Sot i vetmi person i dënuar është kryetari i Bashkisë së Lushnjes, i akuzuar indirekt për shpërdorim detyre. Drejtësia ka prodhuar vetëm ish kryetarin e Bashkisë Lushnje. Tahiri është hetuar nga drejtësia e vjetër.

Pastaj, që reforma është madhështore, do të japë rezultate spektakolare…

Kjo histori është e marrë fund. Dështimi i qeverisë është ky, erdhi në pushtet për të luftuar korrupsionin e Berishës dhe nuk bëri asgjë.

Gjithë qeverisë Berisha i ka mbetur edhe pak muaj që mund të hetohen, sepse është parashkrimi. Edhe po të duan nuk i hetojnë dot më. Këta kanë përdorur vetëm fjalë. Në politikë, këta bëjnë shfaqje me drejtësinë”, tha ndër të tjera Sejamini. 

MË TEPËR

Temporal4 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar4 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike6 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet7 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske7 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar8 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar8 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar8 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske1 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix1 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook