Lidhu me ne

Mix

Çfarë rrezikoni në rast se i vishni rrobat e reja pa i larë

Kız Erkek Çocuk Kıyafet Fiyatları ve Özellikleri

Më në fund fustani që ia kishit vënë syrin prej kohësh, u bë i juaji. Kishit menduar sa e sa kombinime në mendjen tuaj dhe tani nuk ju mbetet asgjë vetëm t’i realizoni. Por më parë duhet të lani fustanin! Shumica e njerëzve mendojnë se larja e veshjeve të reja para se t’i veshin ato do të prishë pamjen e tyre. Nëse jeni në mesin e atyre që mendoni se larja e rrobave pasi i blini nuk është e nevojshme, do e mendoni sërish pasi të mësoni se çfarë mund të ndodhë nëse i vishni direkt veshjet nga rafti i dyqaneve.

Është koha të ndaloni së supozuari se këto rroba janë të pastra vetëm sepse ato janë të reja. Testet dhe studimet kanë treguar se ato jo vetëm që janë të pista, por gjithashtu janë të mbuluara me komponime që mund të çojnë në acarime të lëkurës ndër të tjera. Sipas Philip Tierno, drejtori i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë në Universitetin e Nju Jorkut, ka dy arsye kryesore se pse është kaq e rëndësishme që të lani veshjet e reja para se t’i vishni.

Veshja e këtyre rrobave nga njerëz të ndryshëm, magazinimi, ekspozimi për një kohë të gjatë, ndotin veshjet dhe sipas z.Tierno, të brendshmet dhe veshjet intime kishin treguar nivelet më të larta të ndotjes dhe mikroorganizmave, nga ato të infeksioneve mykotike të rrugëve respiratore e deri tek lëkurat e vdekura. Mund të ketë gjithashtu disa organizma që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme, duke përfshirë MRSA, salmonelën, infeksionin maja, streptokokun dhe hepatitin A. Të gjitha këto probleme mund të lindin nëse vishni rroba të palara, të veshura nga njerëz të tjerë.

Ngjyruesit artificiale nuk gjenden vetëm në ushqime, por edhe në veshje. Nëse nuk i lani ato para se t’i vishni, këto kimikate mund të çojnë në acarim dhe madje edhe probleme të tjera shëndetësore. Një bojë që përdoret zakonisht është azo-anilina, e cila mund të shkaktojë alergji të butë lëkure.

Nëse keni lëkurë të ndjeshme, kjo mund të çojë në skuqje, tharje dhe kruarje. Formaldehida është gjithashtu një kimikat që përdoret në shumë artikuj veshjesh për të minimizuar rrudhosjen, por që mund të shkaktojë jo pak probleme dermatologjike.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar16 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar18 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix18 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook