Lidhu me ne

Mix

Çfarë janë kaloritë? Sa kalori duhet të merrni për të ruajtur një peshë të shëndetshme!

Kushdo që dëshiron të humbasë peshë, me siguri ka dëgjuar thënien: “Duhet të digjni më shumë kalori sesa merrni”.

Çfarë janë kaloritë?

Ashtu si një makinë, trupi juaj duhet të djegë karburant për të punuar. Nevojat që trupi ka për kalori, janë si rezervuari i gazit në makinën tuaj. Nëse e lini rezervuarin të zbrazët, makina nuk do të ecë, thote AgroWeb. E pra, nëse nuk i jepni trupit tuaj energji të mjaftueshme, ai nuk mund të funksionojë siç duhet. Megjithatë, një ndryshim i madh është se rezervuari i gazit të makinës ka hapësirë ​​të kufizuar për karburant. Por me trupin kjo gjë nuk ndodh, ju lehtësisht mund të merrni më shumë kalori sesa keni nevojë. Kur kjo ndodh, energjia e tepërt ruhet në qelizat dhjamore për ta përdorur më vonë. Dhe nëse kjo është diçka që e bëni shumë shpesh, atëherë çka pason janë kilet e tepërta.

Çfarë është metabolizmi?

Metabolizmi është sistemi që kthen ushqimin në energji, që përdoret për të mbajtur trupin në punë. Trupi përdor energji gjatë gjithë kohës, edhe kur jeni në gjumë. Ajo përdoret për të ushqyer funksionet e përgjithshme në trup. Gjërat kryesore që duhet të dini rreth procesit:

Shkalla e metabolizmit bazal

Ky është numri i kalorive që ju nevojiten për të ruajtur të gjitha funksionet tuaja bazë trupore. Këtu përfshihet frymëmarrja, rrahjet e zemrës, sistemi nervor dhe të gjitha gjërat e tjera automatike që trupi juaj bën çdo ditë.

Termogjeneza

Ky është një term teknik që i referohet energjisë që duhet për të kthyer ushqimin në energji të përdorshme. Ushqimi, tretja, transportimi dhe ruajtja e ushqimit brenda trupit tuaj merr deri në 10% të energjisë nga ushqimi që konsumoni.

Aktiviteti fizik

Çdo veprim, pa marrë parasysh sa i madh apo i vogël, ju merr disa kalori. Edhe një detyrë e thjeshtë si shkarkimi i makinës larëse të rrobave, harxhon një numër të vogël kalorish.

Aktivitetet fizike që djegin më shumë kalori

Një person me peshë 72 kg që bën 1 orë stërvitje, mund të përdorë numrin e mëposhtëm të kalorive për këto aktivitete:

Vrapim (5 mph): 606 kalori

Ecje (3,5 mph): 314 kalori

Biçikletë (nën 10 mph): 292 kalori

Ngjitje malore: 435 kalori

Studiuesit kanë zbuluar se ju mund ta shpejtoni djegien e kalorive duke ndërtuar më shumë muskuj. Kjo për shkak se muskujt kërkojnë më shumë energji sesa yndyra. Të keni më shumë inde muskulore do të thotë që ju digjni më shumë kalori në përgjithësi. Shumica e ekspertëve sugjerojnë se 30 minuta aktivitet në ditë janë të mira për shëndetin e përgjithshëm dhe për djegien e kalorive shtesë.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar7 orë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix7 orë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix7 orë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix7 orë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix7 orë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix7 orë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix7 orë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal7 orë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix7 orë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook