Lidhu me ne

Letersi

25 thënie për librin dhe leximin

1. Shoku më besnik kur mbetemi vetëm është libri, tek ai gjej ngushëllimin kur të tjerët më tradhtojnë.
2. Prindërit, që t’i edukojnë mirë fëmijët, duhet t’i rrethojnë me libra.
3. Librat janë thesari i deponuar i botës dhe trashëgimia më me vlerë e gjeneratave dhe popujve.
4. Koleksionimi i librave është në fakt koleksionim i lumturisë.
5. Libri është dritare prej nga ne e shohim botën.
6. Leximi pa meditim është thjesht sikur ngrënia e ushqimit pa marrë frymë (pandërprerë).
7. Lexoje një libër të mirë tre herë sepse është më e dobishme për ty se të lexosh tre libra të mirë.
8. Më i rrallë se libri i mirë është lexuesi i mirë.
9. Kush shkruan, lexon dy herë.
10. Gjurmët e një kulture a qytetërimi që më së shumti i rezistojnë kohës janë librat.
11. Më thuaj çfarë lexon të të them se kush je.
12. Krenaria e një tregtari është në mallin që posedon, krenaria e një dijetari në librat që posedon.
13. Libri është shok që nuk të bën hipokrizi, nuk mërzitet duke qëndruar me ty, nuk të qorton nëse e anashkalon dhe nuk të përhap sekretet kurrë.
14. Prapa çdo libri ka një ide e prapa çdo ideje ka një hap përpara.


15. Në përfundim të leximit të një libri të mirë ndihemi sikur po i japim lamtumirën një shoku të çmuar.
16. I urituri nuk ia di vlerën ushqimit pa u ngopur më parë. Kështu është puna edhe me lexuesin që lexon librin e parë që i ka rënë në dorë.
17. Dashuri e çiltër ndaj fëmijëve është t’u mësosh librin më të mirë,
18. Proverbat popullore janë libër enciklopedik në të cilin lexon me lehtësi moralin dhe kulturën e një populli.
19. Të mbushësh raftet me libra është më e dobishme se të mbushësh portofolin me para.


20. Edukatorët të thonë: “Lexoje librin që të bën dobi!”, ndërsa unë të them: përfito nga ajo që lexon!

21. Dija është ndër shkaqet më të rëndësishme të lumturisë, andaj bëje librin, mjetin e dijes, shoqërues tëndin të përhershëm.


22. Trupi nuk zhvillohet pa ushqim, po kështu as mendja pa lexim dhe meditim.


23. Nuk ka anije si libri që na bartë sa në një vend sa në tjetrin!

24. Dashuria për leximin nënkupton shndërrimin e monotonisë në dëfrim


25. Libri është drita që na udhëheq drejt qytetërimit.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar1 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix1 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix1 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix1 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix1 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix1 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal1 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix1 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook