Lidhu me ne

Radar

“S’ka para për ndërtimin e Teatrit?”, Rama: Ka rritje çmimesh në ndërtim, nga lufta në Ukrainë

“S’ka para për ndërtimin e Teatrit?”, Rama: Ka

Kryeministri Edi Rama tha se projekti i Teatrit të ri Kombëtar nuk është ndryshuar, por paralajmëroi se kostoja për ndërtimin e tij do të rritet për shkak të rritjes së çmimeve, ndikuar nga lufta në Ukrainë.

“Po rishikojmë manualin që kemi për këtë qëllim se është e kotë që me manualin ekzistues ti kërkosh kompanive të marrin pjesë në gara e të bëjnë investime që janë de fakto shumë më të shtrenjta se sa çfarë figurojnë në manualin e vjetër”, tha Rama.

Pyetje: Tiranës i mungon Teatri Kombëtar, pse nuk po ndërtohet, ka mungesë parash apo ndryshim të projektit?

Përgjigja e kryeministrit Edi Rama: Për fat të keq u bëmë tani 3 vet që bëjmë plane e kemi projekte për të realizuar se vendi përballet me ndërhyrje masivisht të forta faktorësh jashtë nesh si tërmeti, pandemia e lufta që ka nisur në Ukrainë e cila ka goditur shumë në aspektin e rritjes së çmimeve në tërësi e çmimeve të ndërtimit në veçanti.

Jemi duke diskutuar për shkak të këtij fakti të fundit që ka pasur një ndikim jo të vogël në industrinë e ndërtimit.

S’ka asnjë ndryshim sa i përket projektit të Teatrit, gjithë problemi qëndron te kalimi i vështirë nga letrat te zbatimi i projektit për shkak të rritjes së çmimeve.

Po rishikojmë manualin që kemi për këtë qëllim se është e kotë që me manualin ekzistues ti kërkosh kompanive të marrin pjesë në gara e të bëjnë investime që janë de fakto shumë më të shtrenjta se sa çfarë figurojnë në manualin e vjetër.

Po merremi me këtë e besoj që do të gjejmë një zgjidhje e Teatri Kombëtar do të ndërtohet si është projektuar e si jemi zotuar.

Por jo të gjitha planet mund të zbatohen në afatet e parashikuara kur mes teje e afatit futet një ngjarje as parashikohet as evitohet.

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal5 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar5 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike5 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet5 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske5 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar5 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar5 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar5 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook